Siri, Rusia çarmatos Izraelin

Izraeli është në gjendje shoku: Disa orë pas rihapjes së vendkalimit Kaem-Abu-Kamal, Irani dhe Rusia filluan ushtrime të përbashkëta ajrore në lindje të Sirisë.

DEBKAfile, një faqe e afërt me  shërbimin informativ të ushtrisë izraelite e bëri të ditur këtë lajm dhe shtoi: “Në prani të forcave siriane, Irani dhe Rusia filluan stërvitjen e tyre të parë të përbashkët ushtarake në rajonin sirian të Deir ez-Zor – stërvitja e tyre e parë e kombinuar ekstraterritoriale në një vend të Lindjes së Mesme. Stërvitja, e cila zhvillohet në bregun perëndimor të Eufratit, përfshin zjarrin e parë të kombinuar raketor trepalësh si dhe sulme ajrore në caqe të fortifikuara “. Dhe faqja shton: “Për herë të parë gjithashtu, aeroplanët luftarakë të Forcave Ajrore iraniane dhe dronët si dhe forcat speciale të Iranit kanë mbërritur në Siri për të marrë pjesë në stërvitje”. Në fakt lajmi u raportua nga agjencia siriane SANA e cila gjithashtu raportoi ardhjen e 500 ushtarëve sirianë në Deir ez-Zor për të marrë pjesë në këto manovra. Por pjesa që është veçanërisht e frikshme për Izraelin është pjesëmarrja ruse. Debkafile shkruan: “Moska ka kontribuar gjithashtu në manovra me sistemeve mbrojtëse ajrore Pantsir S-1 dhe Pantsir S-2, duke u siguruar forcave iraniane një ombrellë të mbrojtjes ajrore ruse, e cila nuk mund të neglizhohet”. Moska filloi të përdorë kalimin kufitar Kaem-Abu Kamal midis Irakut dhe Sirisë, i cili u rihap vetëm tre ditë më parë pas tetë viteve të luftës. Automjetet e rënda ushtarake ruse nga bazat e Detit të Zi, përfshirë Osetinë e Jugut dhe Krimenë, kanë filluar të mbërrijnë në Siri përmes vendkalimit të inauguruar kohët e fundit, duke çimentuar një urë tokësore që lidh Rusinë me Lindjen e Mesme dhe korridoret ajrore dhe detare nga Moska për në Siri. Moska përdor të njëjtën urë tokësore si Teherani për të kaluar Irakun dhe Sirinë dhe për të arritur në Mesdheun lindor. Prania e Rusisë në këtë rrugë do të parandalojë Izraelin të sulmojë korridorin tokësor të Iranit. Një katastrofë gjeostrategjike për Izraelin!/PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne