Sipas burimeve lokale YPG/PKK ka vendosur kohët e fundit një shtetrrethim në qytetin me shumicë arabe Al-Qubba, i cili ndodhet në periferi të Ayn al-Arab (Kobani), dhe në 10 fshatra të afërta.
YPG/PKK ka bllokuar hyrje-daljet nga qendra e qytetit Al-Qubba, kurse nëpër rrugë patrullojnë një numër i madh terroristësh të pajisur me armatim të rëndë.
Vetëm brenda dy ditëve të fundit, pjesëtarët e organizatës terroriste (YPG/PKK) kanë bastisur shumë shtëpi në Al-Qubba dhe fshatrat përreth dhe kanë rrëmbyer 26 vetë, përfshirë tre gra, duke i akuzuar këta për “bashkëpunim” me Ushtrinë e Lirë Siriane para se të liroheshin të premten.
Burimet lokale raportojnë gjithashtu se pjesëtarët e organizatës terroriste gjatë bastisjeve në shtëpitë e civilëve në qytetin me shumicë arabe i kanë keqtrajtuar pjesëtarët e familjeve dhe kanë plaçkitur telefonat celularë, bizhuteritë prej ari si dhe sende të tjera me vlerë që kanë gjetur.
Qyteza Al-Qubba njihet si një nga vendbanimet arabe që del kundër politikës internuese dhe pushtuese të organizatës terroriste.
Banorët arabë të Al-Qubba kundërshtojnë praninë e vazhdueshme të YPG/PKK-së në qytet dhe dëshirojnë ta shohin atë të larguar tërësisht nga rajoni.
YPG/PKK, derivati sirian i organizatës terroriste të PKK-së, aktualisht mban të pushtuar rreth 28 për qind të territorit sirian.
Burimi: Trt