Skandali i vajzës së mbretit saudit në Francë

Prokuroria e përgjithshme e Francës, ka dënuar vajzën e mbretit të Arabisë Saudite me 6 muaj burg dhe 6 mijë euro gjobë për shkak të dhunës që ajo ka ushtruar ndaj punëtorit të saj.

Prokuroria e Francës njoftoi se Hesa Benet Selman bin Abdul’aziz, vajza e mbretit të Arabisë Saudite është gjykuar në mungesë. Urdhri për arrestimin e saj është lëshuar që në vitin 2017 për shkak të përdorimit të dhunës. Hesa në vitin 2016, truprojës personale të saj i ka dhënë urdhër që të dhunojë një prej punëtorëve të rezidencës së mbretërisë saudite në perëndim të Parisit. Ky punëtor gjykatësit i ka thënë se ai për 15 minuta ndodhej në kushte tepër të rënda ndërkohë që princesha thoshte se ky “ qen duhet vrarë”. Kjo nuk është hera e parë që gjykatat në Francë nxjerrin verdikte kundër pjesëtarëve të familjes Saudite. Gjykata e Parisit në mars 2013 ka dhënë urdhër për konfiskimin e kapitaleve të Maha Sadiri bashkëshortja e Najev bin Abdul’aziz al Saud, ish princi i kurorës i Arabisë Saudite për shkak se ai ka anashkaluar pagesën e shërbimeve në një hotel. Sadiri më 22 dhjetor 2011 ka shkuar në një hotel së bashku me 60 persona të tjerë dhe pa paguar shumën 6 milion euro është larguar prej saj./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne