Historia Kultura Kuriozitete

Sonte bota islame kremton Natën e Mirë të Beratit

Sonte bota islame kremton Natën e Mirë të Beratit që është lajmëtar i muajit të shenjtë të Ramazanit.

Nata e Mirë e Beratit përkon në natën e 15-të të muajit Shaban, që është muaji i dytë nga tre muajt e shenjta që filluan më 19 mars.

Sipas besimit islam fjala “berat” nënkupton pastrimin nga mëkatet dhe përfitimi nga falja dhe mëshira e Perëndisë.

Bëhet e ditur se Profeti Muhammed, në lidhje me madhështinë e kësaj nate ka thënë kështu: “Kur të vijë nata e 15 e muajit Shaban, kalojeni me ibadet dhe përkushtim ndaj Zotit, kurse ditën e 15 kalojeni me agjërim! Sepse atë natë Zoti me rahmetin e vet i shfaqet qiellit të dynjasë dhe thotë: ‘A ka kush që pendohet sonte dhe Unë ta fali?,

A ka kush që kërkon risk (furnizim e nafakë) sonte dhe Unë t’i jap?,
A ka kush që është i sëmurë dhe kërkon prej Meje shërim e Unë t’i jap shëndet?,
A ka kush që kërkon diçka tjetër sonte e Unë t’i jap?’
Kështu vazhdon deri në agimin e ditës së nesërme”.

Ndërkaq kreu i Entit për Çështjet Fetare të Turqisë, Prof, Dr. Ali Erbas publikoi një mesazh me rastin e Natës së Mitë të Beratit.

Në mesazhin e tij Prof. Dr. Erbas shkruan se kjo natë e mirë, e cila nënkupton falje, shpëtim dhe spastrim bën që myslimanët me ndjenjën e devotshmërisë dhe të llogaridhënies të qëndrojnë larg nga krimet dhe ti shmangen gabimeve, ndërsa fitojnë edhe ndjenjën e të qenit të falur dhe të jenë prej atyre që i falin të tjerët.

Duke vënë në dukje se myslimanët duhet të jenë të vetëdijshëm për lajmin e mirë se “Allahu i falë të gjitha mëkatet. Padyshim se Ai është shumë falës, shumë mëshirues”, Erbas tha se në këtë natë duhet të gjallërohen shpresat dhe ndjenjat për falje dhe për tu falur./ trt

OPINIONE