Suedi, mbahet protestë kundër sulmeve të Izraelit në Gaza dhe Liban

Qindra njerëz në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, protestuan kundër sulmeve të Izraelit ndaj Gazës dhe Libanit dhe bënë thirrje për armëpushim. Demonstruesit u mblodhën në lagjen Odenplan të kryeqytetit dhe marshuan drejt Parlamentit të Suedisë.

Qindra njerëz që morën pjesë në demonstratë brohoritën slogane si “Izrael, vrasës, dil nga Palestina”; “Izrael, vrasës, dil nga Libani”; dhe “Armëpushim i menjëhershëm dhe pa kushte”. Protestuesit mbanin flamuj palestinezë dhe libanezë dhe kërkuan fundin e gjenocidit në Gaza dhe sulmeve në rritje izraelite në Liban ditët e fundit.

“Ajo që po shohim nuk është thjesht një gjenocid, është një gjenocid në të cilin marrin pjesë të gjitha demokracitë perëndimore. Pra, nuk është vetëm Izraeli ai e bën këtë. SHBA-ja dërgon 60 për qind të armëve, Gjermania 30 për qind”, tha aktivistja suedeze Kajsa Ekis Ekman, e cila mori pjesë në demonstratë, në një prononcim për Anadolu.

“Sikur të mos mjaftonin këto, shumë vende evropiane kanë penguar aktivitetet e institucioneve që ofrojnë transportin e ushqimit në Gaza. Ata po testojnë njerëzit me urinë”. tha ajo./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne