Takimi i radhës për Sirinë do të mbahet në Rusi

Përfaqësuesi Special i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për Lindjen e Mesme, Mihail Bogdanov tha se samiti tresh Rusi-Turqi-Iran për Sirinë do të zhvillohet në javën e parë të janarit në Rusi.

Në një prononcim për median ruse, Bogdanovi tha: “Tani e kemi ne radhën për të organizuar samitin tresh ndërmjet liderëve të Turqisë, Iranit dhe presidentit tonë. Është folur se takimi do të mbahet diku aty nga java e parë e vitit të ri, por kjo varet nga programi i liderëve”.

Takimi i fundit tresh ishte zhvilluar më 7 shtator në kryeqytetin e Iranit, Teheran./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne