“Do të bëj për spital”/ Kërcënonte nga Londra me SMS prokuroren, ekstradohet 36-vjeçari

Pasi është ndaluar nga policia britanike para pak kohësh është ekstraduar nga Londra këtë të premte 36-vjeçari Alban Beshiri. Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për kanosje të një prokuroreje për shkak se ajo po ndiqte çështjen në ngarkim të Beshirit për dhunë në familje.

Nga data 18 korrik 2014 e në vijim Alban Beshiri ka kërcënuar prokuroren Oltjana Çifliku duke e telefonuar dhe duke i dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese. Ai u shpall në kërkim më 30 tetor 2015 pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e dënoi me 6 muaj burg.

“…Do të kapi e zeza ty dhe atë gjyqtaren qorre që ma vlerësoi vajzën 5 mijë euro. Me ty e kam më kollaj pasi ta di shtëpinë dhe të njoh të dashurin, dhe do të bëj për karrocë…” – ka kërcënuar Beshiri fillimisht prokuroren e Durrësit.

Gjatë gjykimit, Çifliku ka shpjeguar në mënyrë të hollësishme dhe kronologjike përpara gjykatës gjithë veprimtarinë e saj si prokurore dhe mënyrën se si ai ishte sjellë duke e kërcënuar në telefon pas vendimit të fajësisë të dhënë nga ana e gjykatës.

“… më datë 18.07.2014, ditën e Premte rreth orës 06:06 të pas ditës ka marrë një mesazh telefonik nga numri i telefonit +447557883XXX i cili është prezantuar si shtetasi Alban Beshiri dhe ka trajtuar problematikën duke aluduar dhe duke bërë presion për publikimin mediatik të rastit në Angli dhe duke kërcënuar me afate, për përgjigje. Shqetësimi ka vijuar përgjatë gjithë ditës të datës 18.07.2014 me thirrje telefonike dhe sms. Gjithashtu, më datë 21.07.2014 nga po i njëjti numër +447557883XXX ka vijuar me mesazhe kërcënuese të vazhdueshme ndaj saj në oraret 11.26, 01.45; 03.02; 03.29 dhe për gjatë gjithë ditës ky numër e ka telefonuar vazhdimisht.

Ndërsa në orën 23:44 të darkës të datës 21.07.2014 nga një numër tjetër në dukje anglez konkretisht +447707238XXX i është dërguar një mesazh tjetër kërcënues me përmbajtjen: “…Olitjana Çifligu un i mbarova ato që kisha me bo tani nigjo mir kët që po të them po të kapa në rrug nuk do të mari spital për sipër kët e ke të sigurt që do të lej në karrocë. Ty të kap rehat se ta di shtëpinë në Durrës dhe atij të dashurit tat ja di kështu që me ty e kam rehat kurse asaj qorres që më vlerësoj gocën 5000 Euro asaj kam një dhurat të mir dhe për atë dhe për famlijen e asaj ishalla e punojnë brezin kufitar që të më gjejnë gjurmët se po u futa në Shqipëri të kapi e zeza ty me gjygjtarën. Good look…”
Ndërsa më datë 18.08.2014 rreth orës 10.06 të darkës nga numri +447557883XXX i është dërguar një sms me tekst në Anglisht ku aludohet se është një vajzë me emrin Jade e dashura e shtetasit Alban Beshiri sipas përmbajtjes së mesazhit e cila i kërkon që ta telefonoj pasi Albani ka dalë jashtë nga shtëpia.

Mesazhet kërcënuese kanë vijuar nga numër +447707238XXX edhe më datë 05.01.2015 dhe konkretisht me përmbajtjen “…Na fal për shqetësimin që po të besdis por doja t’ju çojë 1 mesazh atyre te prokurorija mos kujto se ky syri im s’ka peshë ty të kam fal për gjith letrat që mi bone me ato që i di vet ti dhe ta kam premtu që s’do ta përmend mo, por ato policat e kombinatit që me lan qorr jo deri sa të marr frymë por edhe atyre që më lan 5 ditë të më rrifnin dhe ato do ti kapi dallga do ta çojmë deri në fund kët gjo dhe atë mustaqe miun që mbron policat çoja këtë mesazh nëse ke mundësi dhe gjen nai histori të bukur për veten që ti shpëtosh dallgës…”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne