TE TJERA

Të fjeturit me freskuese ndezur është gjëja më e dëmshme për shëndetin

Ndonëse mund t’ju duket si ide e mençur që në mbrëmjet e ngrohta të verës  të flini me freskuesen ndezur, ju jeni duke bërë gabim të madh.

Eksperti Mark Reddick ka treguar se freskuesja mund t’i nxitë alergjitë.

Ato gjithashtu janë të dëmshme për personat që vuajnë nga astma.

“Për disa njerëz, posedimi i një freskoreje në dhomë të fjetjes u ndihmon të flenë dhe të qëndrojnë të freskët gjatë mbrëmjes. Por, disa tjerë vetëm sa i mban zgjuar, nxitë sulme të astmës dhe mund t’ua thajë sytë”, ka shkruar Mark.

Veç kësaj, ai tregon se freskuesja bën që ajri të lëvizë nëpër dhomë, kështu duke shkaktuar ‘stuhi’ të pluhurit dhe polenit të cilat e gjejnë rrugën për në sinusët tuaj.

Nëse jeni të prirë për alergji, astma dhe grip, kjo mund të shkaktojë shumë telashe.

Mark rekomandon t’i pastroni freskueset para se t’i përdorni sepse mund të ketë shumë pluhur.

Burimi: Koha islame

OPINIONE