Terroristët kesaj here ngelen pa mbeshtetes

Ali Huseini

Gjyqësori suedez ka njoftuar se synon të paraqesë një ligj në parlamentin e Suedise nepermjet te cilit shtetasit e huaj të burgosur në Suedi mund të kalojnë pjesën tjetër të dënimit në vendin e tyre. Kjo do të thotë se nga 1 janari 2025, i burgosuri politik Iranian, zoti Hamid Nouri, i cili prej disa vitesh ndodhet në burg me akuza të rreme me urdhër të grupit terrorist të Mujahedin-e Khalq (MEK), do të ekstradohet në vendin e tij. Me këtë plan, Suedia po përpiqet të distancohet nga MEK-u dhe të rifitojë edhe një herë reputacionin e humbur të sistemit të saj gjyqësor.

Në shkallën e padrejtësisë, shtypjes dhe agresionit që po ndodh në këtë botë, e vetmja pikë që duket e drejtë është se shtypësit e shoqërojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Mbështetësit e shtypjes, agresionit dhe padrejtësisë i drejtohen gjithmonë mbështetjes së grupeve dhe qeverive të nivelit të tyre për të miratuar veprime brutale dhe kundër të drejtave të njeriut dhe për të zgjedhur aleatë të stilit të tyre.

Organizata terroriste e Muxhahedineve, e cila vjen nga nje e kaluar brutale dhe terroriste, mban konferenca vjetore ne Perendim duke ftuar ish figura politike Perendimore. MEK-u e ben kete qe te fitojë besueshmëri ne qeveritë perëndimore prej te cilave vjedh para me te cilat financon veprimtarite e saj ne bote.

MEK-u i cili fillimisht ka qene një nga simpatizantët dhe mbështetësit e luftes clirimtare te Palestinës, në ditët e sotme me ndryshimin e politikës së organizatës dhe ideologjisë së saj, eshte kthyer ne nje nga aleatet me te eger te Izraelit.

Historia anti-Zioniste e MEK-ut nis qe me Reza Rezaein një nga anëtarët e grupit Mujahedin-e Khalq që shkoi në Palestinë për të ndjekur kurse ushtarake në fillim të formimit të tij. Ai shkoi në Jordani në vitin 1970 dhe u kthye në vend pas një periudhe të shkurtër trajnimi ushtarak.

Nga këndvështrimi i anëtarëve të hershem te MEK-ut, komunikimi i muxhahedineve me rezistencën palestineze, duke pasur parasysh se ishte një organizatë antiimperialiste dhe për shkak të përvojave të tyre revolucionare, ishte i dobishëm. Reputacioni i luftëtarëve palestinezë bëri që muxhahedinet që përpiqeshin të luftonin kundër regjimit Pahlavi në Iran, t’u kërkonin palestinezeve trajnime në këtë mënyrë luftimi.

Duke qenë se regjimi Pahlavi kishte një marrëdhënie të mira me Izraelin dhe forcat palestineze ishin në konflikt me izraelitët, mbeshtetja e luftes palestineze sipas MEK-ut te viteve 70 ishte luftë kundër Mohamed Reza Pahlavit.

Qasja emocionale e organizatës ndaj çështjes së Palestinës, përkthimi i shtypit palestinez dhe botimi i fjalimeve të Radio “Asefeh” kishin për qëllim të imitonin dhe të ndikoheshin nga politikat e tyre. Per MEK-un e viteve 70 komunikimi me lëvizjen “Al-Fatah” ishte thelbesor ne axhendën e MEK-ut.

Në vjeshtën e vitit 1969, Hossein Rouhani, një nga kuadrot e organizatës, shkoi në Paris për të negociuar me përfaqësuesin e Organizatës Fatah te Jaser Arafatit. Ai arriti të takojë përfaqësuesin e organizatës. Në verën e vitit pasardhës, muxhahedinet u takuan perseri me perfaqesues te Fatahut, këtë herë në Jordani. Fatahu u zotua se do t’i jepte organizatës çdo ndihmë ushtarake që te mundte. Forcat e para të organizatës muxhahedine u trajnuan në bazat e Fatahut në Liban, Jordani dhe Siri. Marrëdhënia midis MEK-ut dhe forcave luftarake palestineze u ruajt deri në Revolucionin Islamik. Prandaj, Reza Rezaei ishte një nga njerëzit e parë që mundi të shkonte në Jordani dhe të merrte pjesë në fushatat e Fatahut.

Por, vite më vonë, ideologjia dhe rruga e organizatës muxhahedine ndryshoi plotësisht, dhe për shkak se drejtuesit e organizatës nuk ishin në gjendje të arrinin qëllimet e tyre. MEK-u ndryshoi totalisht dhe aktet terroriste, vrasja e njerëzve të thjeshtë dhe të pafajshëm, ndryshimet në kuadrin qendror, mosarritja e pushtetit dhe shumë faktorë të tjerë i bënë ata të urryer nga populli i Iranit. Muxhahedinet me ne fund nisen lufte kundër popullit të tyre duke vrare 17000 njerëz. Pas kesaj të gjitha organizatat palestineze ndërprenë komunikimin e tyre me këtë grup terrorist.

Pas ca kohësh, anëtarët qendrorë dhe drejtuesit e MEK-ut ikën nga Irani dhe shkuan në Francë, por ngërçi politik në Francë i çoi ata te Sadam Huseini në Irak. Mbështetja e armikut të Iranit, i cili kishte hyrë në një luftë të drejtpërdrejtë me këtë vend, ishte ndoshta zgjidhja e vetme dhe ndoshta mënyra më e mirë për të luftuar kundër Iranit për muxhahedinet.

Pas prostituimit me Sadamin, muxhahedinet me pas kaluan ne krah te Izraelit, armiku i radhes se Iranit. Kjo eshte arsyeja pse sot Izraeli mbeshtet grupin terrorist muxhahedin. Logjika zioniste thote: armiku i armikut tim, eshte miku im.

Megjithate, lirimi apo kthimi i Hamid Nourit ne Iran nga Suedia duket se po shkakton nje makth te ri ne mesin e armates muxhahedine.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne