Terroristi i Las Vegas, i pasionuar pas politikave të Trump

E përjavshmja amerikane “Newsweek” në një raport të saj ka shkruar se autori i sulmit terrorist në Las Vegas ishte përkrahës i Donald Trump, presidentit të Amerikës.

Stefan Padock para se të krijojë tragjedinë më të madhe në sulmet me armë në historinë e Amerikës duke vrarë 58 persona dhe duke plagosur mbi 500 të tjerë në Las Vegas, ishte një përkrahës fanatik i Donald Trump. Hoze Lumbardo, shefi i policisë në rajonin Klarck, i ka thënë një kanalit televiziv lokal në Las Vegas, se Padock ishte një milioner i cili thuhet se brenda një nate ka shpenzuar deri në një milionë dollarë në kazino, ishte i pasionuar pas politikave të Trump për zhvillimin e tregut të bursës. Duke marrë parasysh faktin se nuk është përcaktuar asnjë motiv i caktuar për kryerjen e këtij sulmi, shumë persona kanë vendosur nën pikëpyetje prirjet e tij politike. Lumbardo ka thënë se Padock nuk kishte kurrfarë lidhje me organizatat terroriste dhe ekstremiste dhe nuk ekziston kurrfarë dëshmie që ai kishte takime me grupet ekstremiste jashtë Amerikës. Hetuesit kanë arritur të mbledhin një dosje të plotë psikologjike të Padock e cila tregon se ai ishte një person narcisit dhe nuk ishte i kënaqur me pozitën si një pjesëtar i elitës së Las Vegas. Mirëpo Padock që nga shtatori i vitit 2015, ka humbur pjesën më të madhe të pasurisë dhe kjo çështje ka shkaktuar depresion tek ai. Këto ndryshime të papritur me siguri sa kanë qenë faktor përcaktues në qëllimin e Padock për kryerjen e këtij krimi”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne