Thyhet dera e Bashkisë Devoll, futet në zyrë Eduard Duro i PS (Foto)

Kryebashkiaku i ri i Devollit nga radhët e PS, Eduard Duro, është futur forcërisht në ambientet e Bashkisë. Ai mbërriti pranë institucionit menjëherë sapo kryebashkiaku në detyrë, Bledjon Nallbati i Partisë Demokratike, përfundoi orarin zyrtar të punës dhe u largua prej aty.

I shoqëruar nga prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, Eduard Duro e ka gjetur mbyllur derën e Bashkisë, por ajo është hapur duke shkatërruar bravën, pas vendimit të marrë nga një komision i ngritur nga përfaqësuesit e PS. Ka qenë një punonjës i bashkisë i cili ka thyer bravën e derës duke e hapur atë, në mënyrë që të futet në zyrën e tij kryebashkiaku i ri.

Sot në Devoll pati përplasje dhe tensione, pasi socialistët vendosën të konstituonin këshillin bashkiak. Eduard Duro u betua në ilegalitet si kryetar i ri i bashkisë, në ambientet e Prefekturës, pasi demokratët nuk pranuan të lironin Bashkinë. Për opozitën, 30 qershori është nul, pasi më herët presidenti i Republikës me dekretin e datës 10 qershor, anuloi zgjedhjet vendore./mapo

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne