Shqiperia

Trafikonte shqiptarë, kush është skafisti që u dënua në Angli, si e tradhtuan sms-të dhe fotot

Dënohet me burg shqiptari Afrim Xhekaliu, 41 vjeç, i cili trafikoi me nje gomone tete shqiptare, nga Franca ne Britani, por qe pas nje avarie, rrezikuan seriozisht jeten. Mediat britanike bëjnë me dije se gomonia u shpëtua pasi ishte duke u mbytur nga dallgët dhe erërat e forta në kanalin e Lamanshit.

Ai e mohoi përfshirjen ne trafik klandestinesh, por sipas policisë, ne telefonin e tij u gjeten një sere fotosh, qe e implikojnë ne trafik. Madje i janë gjetur edhe modele te ndryshe gomonesh, për te cilat duket se ai ka qene i interesuar t’i blinte.

Prove ne proces kane qene dhe disa mesazhe ne celular. Në një shkëmbim mesazhesh me tekst ai kërkon një kontakt: ‘Ne kemi udhëtimin e caktuar për të shtunën. Unë jam në Shqipëri. A do të kishit ndonjë që dëshiron të vijë atje?’

Kontakti i tij u përgjigj: ‘Po, do t’i bëj gati të premten dhe do t’ju njoftoj, shpresoj shumë njerëz’.

Afrim Xhekaliu, 41 vjeç, planifikoi të kalonte në Britani shtatë burra dhe një grua, të cilët ishin të gjithë shtetas shqiptarë, më 31 janar të këtij viti. Megjithëse ai mohoi përfshirjen në këtë operacion, një juri në “Lewes Crown Court” e shpalli atë fajtor duke e dënuar me gjashtë vite burg.

Xhekaliu, i cili jeton në Barnet, Londër, u arrestua në Eastbourne, pasi u gjet në një varkë me tetë emigrantë të paligjshëm në bord. Hetuesit besojnë se anija kishte nisur të lundronte nga Franca me destinacion Britaninë./ lapsi