“Tre krisma topash të Pikollominit mbi Shkup, ose 330 vite nga djegia e qytetit

Nga Behxhet Jashari

Thëniet se Pikollomini e dogji Shkupin shkaku i kolerës, e po ashtu edhe vdiq nga kolera, ësh­të sajesë e piromanëve dhe kriminelëve katoliko-fun­da­men­ta­lis­të të cilët në aleancë me luf­të­ta­rët sllavë në krye me Karposhin, zhvilluan kryqëzatën e paparë kundër shqiptarëve myslimanë të këtyre trojeve. Arsyet e vdekjes së Pikollominit nuk dihen. Thu­het se ai vdiq në befasi. Me siguri vdes si pasojë e ndonjë stresi apo ndonjë shqetësimi shpirtëror, me që vetëm disa ditë pa­ra se të vdes, ai dhe ushtria e tij do t’i masakrojnë dhe dhunojnë disa mijëra shqiptarë mys­li­ma­në, si dhe do t’i djegin një numër të madh vendbanimesh shqiptare të cilat ato kohë u gjetën nën sun­dimin osman, si; Prizrenin, Prishtinën, Kaçanikun, Tetovën, Shkupin… Ai kishte rrënuar e djegur shumë shtëpi, varreza, xhami ku njerëzit adhuronin Zotin! Thuhet se vdekja e tij me siguri ishte nga ndonjë mallkim, ashtu siç e gjeti pas një kohe të shkurtër edhe Pjetër Bog­da­nin në Prishtinë!

Pas këtyre ndodhive shumë shqiptarë që kishin qenë pjesëmarrës në ushtrinë austriake, e nën ndikimin e krishterë katolik të fundamentalistit Pjetër Bogdani, së bashku me kasapin dhe priftin Arsenije Çernojeviq do të ikën nga kundërsulmi i ushtrisë Osmane. Shqiptarët që kishin ikur në Itali për një kohë të shkurtër ishin asimiluar… Siç edhe theksuam më lartë, kryengritësit sllavë dhe disa mi­jëra shqiptarë të krishterë të cilët luftuan në krah të Pikollominit kundër osmanëve – për­ka­të­si­sht edhe kundër myslimanëve në përgjithësi, me këtë edhe kundër shqiptarëve myslimanë etnik – ishin të bindur se austriakët do t’iu ndihmonin atyre në “çlirimin nga osmanët”! Megjithatë, do të ndodh një befasi e madhe! Me vdekjen e Silvio Pikollominit rrugës për në Prizren, komandën drej­tuese në vend të tij do ta merr Hercog Holshtajni, i cili do të urdhërojë që të gjithë kry­en­gri­të­sit të çarmatosen, ndërsa ushtarëve të tij do t’iu jep liri që të mund të bëjnë çfarë të dëshironin ve­të ata. Si rezultat i një politike të këtillë, ata shqiptarë katolikë dhe serbët të ci­lët ishin aleatë me ushtrinë austriake të Pikollominit, do të dyshojnë te udhëheqësit ushtarak aus­tro-hungarez! Pa­kënaqësia edhe më tej do të shtohet atëherë kur ushtarët austriakë do të fillojnë të plaçkitnin shtë­pitë dhe familjet e tyre[16]. Ky ishte një bumerang ndaj atyre që ishin pjesëmarrës në të gjitha ato shkatërrime, masakra dhe djegie së bashku me Pikollominin, Pjetër Bogdanin, Karposhin dhe Arsenije Çernojeviqin!

Historiani shqiptar Hysamedin Ferraj vlerëson: “Ko­sova si rajon më i zhvi­llu­ar i Shqipërisë etnike dhe i Ballkanit, u shkatërrua plotësisht nga luf­të­rat e Austro-Hungarisë, Ser­bisë dhe në aleancë me ta të forcave shqiptare-katolike të udhë­he­qu­ra nga Pjetër Bogdani kun­dër Perandorisë Osmane që pikërisht u zhvilluan në këtë rajon”[17].

Me qëllim që të mbulohen synimet djallëzore të tyre, do të sajohet thënia se Shkupin në atë kohë e kishte kapluar kolera, gjë që aspak nuk është e vërtetë… Sa është e vërtetë se Silvio Pi­ko­llo­mini vërtetë vdiq nga kolera, atë do të mund t’a kuptojmë qartë nga vet letra e tij e lar­t­për­men­dur dërguar mbretit Leopold. Në fakt, ai në letrën dërguar mbretit të tij askund nuk thekson se qytetin – Shkupin, apo ndonjë vendbanim tjetër të këtyre viseve të Ballkanit – e kam djegur si pasojë se aty pati ndonjë sëmundjeje! Por, ai e pranon qartë pamundësinë e tij dhe të ushtrisë që e udhëhiqte se, “sikur të kisha edhe më shumë ushtarë që të fortifikoheshim këtu, unë edhe më tej do të depërtoja”! Vërtetë, askund, as Pikollomini e as ndonjë bashkëkohanik i tij nuk e tha një gjë të atillë. Me që, sikur të kishte ekzistuar vërtetë ndonjë sëmundje ngjitëse, ai nuk do t’a shprehte vullnetin për të depërtuar edhe më tej!

[16] ТАШКОВСКИ, Драган, po aty, f. 26-27.

[17] FERRAJ, Hysamedin, “Skicë e mendimit politik shqiptar”, Logos-A, Shkup, 1999, f. 58./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne