Turqia autorizon transferimin e respiratorëve në Spanjë

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka bërë të ditur se qeveria turke ka autorizuar transferimin e respiratorëve në Spanjë dhe ka hedhur poshtë raportimet që pretendojnë se administrata turke përpiqet të konfiskojë pajisjet mjekësore në mes të shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19).

“Konfiskimi i produkteve (mjekësore) është një akuzë e shëmtuar”, tha Çavusogvlu në një transmetim të drejtpërdrejtë dhe theksoi se po ashtu edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës kritikoi raportimet.

Në një postim në llogarinë e saj në twitter, ministrja spanjolle e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Arancha Goznalez Laya, konfirmoi komentet e kryediplomatit turk dhe tha se Spanja vlerëson “gjestin e një miku dhe aleati” si Turqia.

Gonzalez falënderoi Turqinë për autorizimin e furnizimit mjekësor që Spanja bleu mes shpërthimit të koronavirusit, duke kundërshtuar pretendimet e mediave spanjolle.

“Falenderit Turqisë dhe ministrit Mevlut Çavusoglu për autorizimin e eksportit të respiratorëve të blerë nga dy komunitetet tona autonome, Navarra dhe Castilla La Mancha, shkaku i urgjencës në Spanjë. Ne vlerësojmë gjestin e një miku dhe aleati, Turqisë”, shkroi Gonzales.

Disa minuta para postimit të saj në twitter, Gonzalez në një adresim televiziv po ashtu tha se “kundërshton ashpër” të gjitha akuzat kundër Turqisë mbi këtë çështje.

Dje, spekulimet tronditën mediat spanjolle duke pretenduar se Turqia “konfiskoi dhe bllokoi” një ngarkesë mjekësore, përfshirë 150 respiratorë të blerë nga Spanja në mes të koronavirusit dhe se vendi do ta përdorë ngarkesën mjekësore për qytetarët e saj./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne