Turqia dënon prishjen e shtëpive të beduinëve nga ushtria izraelite

Përmes një komunikate me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Turqia dënoi me forcë shembjen e shtëpive të komunitetit beduin Abu Nuwwar në terroristet palestineze që mbahen të pushtuara nga Izraeli.

“Ne dënojmë me forcë shkatërrimin e shtëpive të komunitetit beduin Abu Nuwwar si dhe fillimin e përgatitjeve për prishjen e ndërtimeve në rajonin beduin të Khan Al-Ahmarit në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli”,- thuhet në komunikatën e MPJ-së.

“Këto akte, që vazhdojnë të kryhen nga autoritetet izraelite, të cilat janë të sigurta se nuk do të ndëshkohen, rrezikojnë perspektivën e shtetit të bashkuar dhe të pavarur të Palestinës. Është më se e domosdoshme që Izraeli t’u japë fund sa më shpejt të jetë e mundur veprimtarive të tilla të paligjshme që rrisin tensionin në rajon dhe të dëmtojnë vizionin e zgjidhjes me dy shtete”,- përfundon komunikata e Ministrisë së Jashtme Turke.

Ushtarët izraelitë kishin bllokuar rrugët që të çojnë në komunitetet beduinë Khan Al-Ahmar dhe Abu Nuwwar, që ndodhen në anën e Bregut Perëndimor të Murit Ndarës në Jerusalemin Lindor si dhe kishin prishur 40 shtëpi në Abu Nuwwar.

Ushtarët izraelitë kishin ndërhyrë ndaj palestinezëve që reaguan ndaj ekipeve që kishin ardhur për shembjen e banesave, nga të cilët disa i kishin goditur, kurse disa palestinezë të tjerë i kishin arrestuar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne