Turqia e aftë të shkatërrojë “aleancat e liga” në Mesdheun Lindor

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë tha se vendi ka kapacitetin dhe aftësinë për të shkatërruar aleancat e liga të formuara kundër saj në Detin Mesdhe.

Vërejtjet e Ankarasë zyrtare erdhën si përgjigje ndaj deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë që i kërkonte Turqisë të përfundonte aktivitetet e saj në Mesdhe.

Duke cituar burime ushtarake, disa media greke raportuan se ushtria greke është në gatishmëri dhe ka anuluar mungesën me leje për ushtarë.

Për t’i dhënë një shans diplomacisë dhe rigjallërimit të kanaleve të dialogut, Turqia kishte pezulluar aktivitetet e saj të kërkimit sizmik në Mesdhe.

Sidoqoftë, Greqia nuk e përsëriti qëndrimin miqësor të Ankarasë dhe nënshkroi një marrëveshje të diskutueshme për caktimin e kufijve detar me Egjiptin në fillim të kësaj jave.

Si kundërpërgjigje, Turqia njoftoi sot se anija e saj sizmike Oruç Reis do të rifillojë kërkimet në rajon deri më 23 gusht.

Turqia gjithashtu paralajmëroi palët tjera në rajon që të mos veprojnë si “pronari i vetëm i Mesdheut”.

“Nuk është punë e askujt që të përpiqet të përjashtojë vendin tonë nga Mesdheu, i cili ka qenë nën sundimin turk me shekuj”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Ankaraja ka akuzuar prej kohësh Greqinë për ndjekjen e politikave maksimiste në Mesdheun Lindor dhe ka theksuar se pretendimet e saj detare shkelin të drejtat sovrane të Turqisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne