Turqia i shpreh ngushëllimet Ukrainës dhe Iranit

Turqia i shprehu ngushëllimet popullit dhe qeverisë së Ukrainës dhe Iranit për shkak të rrëzimit të avionit të Linjave Ajrore të Ukrainës në Iran.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë rikujtohet se një avion pasagjerësh ukrainas avion pasagjerësh që udhëtonte në itinerarin Teheran-Kiev u rrëzua të mërkurën 40 kilometra larg aeroportit “Imam Humeyni” në Kryeqytetin Teheran të Iranit dhe humbën jetën të gjithë personat në bord.

“Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve dhe të dashurve të atyre që humbën jetën, si dhe qeverive dhe popujve mik të Ukrainës dhe Iranit”.

Një avion pasagjerësh tip Boeing 737 ra sot në orën 06:18 (me orën lokale) për shkaqe teknike 40 kilometra larg aeroportit “Imam Humeyni” në Kryeqytetin Teheran të Iranit teksa ishte nisur nga ky aeroport për në kryeqytetin Kiev të Ukrainës.

Nga 176 persona që ndodheshin në aeroport së bashku me ekuipazhin nuk pati asnjë të mbijetuar./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne