Turqia shpëton 74 azilkërkues në Egje

Turqia sot ka shpëtuar 74 azilkërkues, të cilët u shtynë përsëri nga forcat greke në ujërat territoriale turke, bëjnë të ditur burime të sigurisë.

Në një operacion shpëtimi, Rojet bregdetare turke shpëtuan azilkërkuesit, të cilët u nisën për në ishullin grek të Lesbosit, nga brigjet e rrethit Ayvalık në provincën veriperëndimore turke Balıkesir. 

Ata ishin në dy gomone që u shtynë në ujërat territoriale turke nga Rojet bregdetare greke, theksuan burimet. 

Turqia ka qenë një pikë kryesore tranziti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi. /AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne