Ushtria izraelite kryen bastisje në Bregun Perëndimor edhe në Festën e Kurban Bajramit

Forcat izraelite bastisën disa zona në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe sulmuan shtëpitë e palestinezëve edhe sot, në ditën e dytë të festës së Kurban Bajramit. Dëshmitarët thanë për Anadolu se forcat izraelite bastisën qytetin Qalqilya, sulmuan shtëpitë dhe vandalizuan pronat e tyre.

Të paktën një grua palestineze, e identifikuar si Donia Dawood, u arrestua përpara se forcat të tërhiqeshin. Forcat izraelite bastisën gjithashtu kampin e refugjatëve Aqbat Jabr në qytetin e Jerikos, kontrolluan disa shtëpi dhe morën në pyetje banorët.

Ushtria izraelite ka kryer rregullisht bastisje në Bregun Perëndimor gjatë viteve të fundit, të cilat u përshkallëzuan me fillimin e luftës në Gaza tetorin e kaluar. Palestinezët janë përballur gjithashtu me sulme të dhunshme nga kolonët e paligjshëm./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne