Vazhdojne provokimet Armene. Ushtria e Armenise sulmon pozicionet e ushtrise te Azerbajxhanit ne Nakhchivan

Vazhdojne si gjithemone provokimet dhe sulte e Armenise kundra Zerbajxhanit .

Pozicionet ushtarake të Azerbajxhanit në repoblikne autonome të Nakhçivanit u vunë në shënjestër nga forcat armene, tha të mërkurën Ministria e Mbrojtjes e vendit.

“Më 14 qershor, në orën 10:00 (06:00 GMT), njësitë e forcave të armatosura armene qëlluan intensivisht me armë të kalibrave të ndryshëm mbi pozicionet e ushtrisë së Azerbajxhanit thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit.

Ushtria Azerbajxhan qëlloi në përgjigje, thuhet në deklaratë, duke shtuar se situata tani është nën kontroll.

Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit raportoi një incident të ngjashëm në të njëjtën zonë Nakhchivan.

Incidente të ngjashme te Armenis qe provokon dhe sulmon pozicionet e ushtrise se Azerbajxhanit ndodhin shpesh.

Pas incidentit fillestar, Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit i kërkoi Jeravanit që të “braktis retorikën e saj gjithnjë e më agresive dhe të ndaloj veprime të tilla te cilat vetem rrisin tensionet në rajon”.

” Ne kundërshtojmë me forcë deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Armenisë që pretendon se Azerbajxhani gjoja synoi qëllimisht fabrikën metalurgjike në ndërtim në Armeni,” thuhet në deklaratë, duke fajësuar Armeninë për prishjen e masave për ndërtimin e paqes në rajon.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Nagorno-Karabakun — një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit dhe shtatë rajone ngjitur.

Në vjeshtën e vitit 2020, pas 44 ditë luftimesh, Azerbajxhani çliroi disa qytete, fshatra dhe vendbanime nga pushtimi armen. Marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Rusia festohet si një triumf në Azerbajxhan.

Megjithë bisedimet e vazhdueshme për një marrëveshje paqeje midis Bakut dhe Jerevanit, tensionet midis vendeve fqinje u rritën muajt e fundit për korridorin e Lachin, e vetmja rrugë tokësore që i jep Armenisë akses në Karabakh.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne