“Vendet më të nxehta në Ferr janë të rezervuara për ata që ruajnë neutralitetin e tyre në momente të një krize të madhe morale”! – Dante Alighieri Dje, Organizata e Kombeve të Bashkuara propozoi një rezolutë për një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Gaza, që u miratua me 158 vota pro, 9 kundër dhe 13 abstenim. Mes shteteve që abstenuan ishte edhe Shqipëria, që vendosi të mos pranonte një armëpushim të përhershëm në Gaza. Nuk dihet se përse u mor ky vendim nga Shqipëria, ndërkohë që shtetet e Bashkimit Europian votuan pro, teksa këtyre votave iu bashkuan për herë të parë edhe Gjermania e Italia.
Vendi ynë vendosi t’i qëndrojë besnik Izraelit dhe SHBA-vë, të cilat votuan kundër, ndërsa që abstenimet e tjera ishin nga vende të tjera të vogla. Në rezolutën e dytë që shpreh mbështetje për UNRWA-n, Agjencinë e OKKB-së për refugjatët palestinezë, Shqipëria votoi pro, teksa rezoluta u miratua me 159 vota pro, nëntë kundër dhe 11 abstenime.
Edhe pse këto rezoluta nuk janë detyruese, kanë rëndësi të madhe politike, me Shqipërinë që tregon edhe njëherë tjetër lëkundjen e saj mes BE-së dhe SHBA-ve, duke zgjedhur herë njërën dhe herë tjetrën në votimet në OKB.
Me këtë votë, Shqipëria tregoi se nuk është pro një armëpushimi në Gaza, një vendim i çuditshëm, kur dihet se çdo ditë po vdesin mijëra të pafajshëm. A të jetë kjo një votë turpi për Shqipërinë? Sigurisht, që po. Shqipëria tregoi se sovraniteti i saj shkon vetëm sipas interesave politike te një grupi njerëzish me pushtet, ndërkohë që populsia e saj muslimane është e ndjeshme për këtë votë turpi.
