Vuçiç: Serbët të jetojnë me faktin nëse Haradinaj bëhet kryeministër

SERBI-Aleksandar Vuçiç deklaron se nëse Ramush Haradinaj do të zgjidhet Kryeministër i Kosovës parashikon bisedime të vështira.

“Nëse serbët nga Kosova dhe Metohija duhet të bashkëpunojnë dhe bisedojnë me të gjithë, mbi të gjitha edhe me Haradinajn, atëherë është shumë e vështirë që Beogradi të ulet në tryezë të bisedojë dhe të jetë i lumtur me dikë që është i ndjekur me urdhër-arrest për krime të rënda” tha ai.

Vucic ka theksuar se dialogu është proces i komplikuar, por sipas tij më mirë është që bisedohet për të ulur tensionet në rajon, edhe nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër i Kosovës, pasi serbët duhet të “jetojnë me këtë fakt”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne