Samiti i Grave, thirrje që të themelohet një fond për gratë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Berlin, në “Women 20 Summit”, samitin e grave në kuadër të G20, që këtë vit e kryeson Gjermania, bëri thirrje për formimin e fondit, me të cilin vendet e zhvilluara si Gjermania, SHBA, Kanada dhe Holanda, do t’iu ofronin ndihmë materiale grave në vendet në zhvillim , raporton AA.

“Fondi, i cili, për shembull, do të mbështetej nga vende si Gjermania, SHBA, Kanadaja apo Holanda, që do të menaxhohet nga Banka Botërore dhe ai sipas nevojës do të plotësohet”, tha Merkel gjatë fjalimit në panelin me temën e fuqizimit të rolit të gruas në botën e biznesit.

Ajo shtoi se gratë mund të jenë shumë më aktive në botën e biznesit, duke shtuar se prandaj duhet të mbështeten gratë me fonde kreditore, veçanërisht në vendet në zhvillim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne