Yildirim: Paqja dhe drejtësia janë dy çështje për të cilat kanë nevojë bota dhe njerëzimi

Kryeministri, Binali Yildirim bëri të ditur që për fat të keq nuk po mund të arrihet në konsensus mes vendeve në front dhe mendim të njëjtë në çështjen e luftës kundër terrorit.

Zëvendëskryetari i Partisë AK dhe njëkohësisht Kryeministër i Turqisë, Binali Yildirim në fjalën e mbajtur gjatë iftarit tradicional të ambasadorëve të shtruar në selinë e Partisë AK në Ankara tha se paqja dhe drejtësia janë dy çështje për të cilat kanë nevojë bota dhe njerëzimi.

Duke vënë në dukje se bota është lodhur shumë nga urrejtja, diskriminimi, terrori, konflikti i interesave dhe forcave, shefi i qeverisë turke tha se gabimet që janë bërë me vite fatkeqësisht po vazhdojnë ende, ndërsa shtoi se këto gabime kërcënojnë njerëzimin.

Yildirim bëri të ditur se për fat të keq nuk po arrihet në konsensus mes vendeve në front dhe mendim të njëjtë në çështjen e luftës kundër terrorit, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Të shpeshtën e rasteve organizatat terroriste po trajtohen ndryshe nga njëra-tjetra. Të gjitha këto të këqija të pabesueshme dalin në pah si rezultat i llogarive të thjeshta. Fatkeqësisht bota e zhvilluar shpesh mbetet e heshtur nga kësaj tabloje të egër. Madje, nganjëherë disa udhëheqje të papërgjegjshme bëhen shkak i këtyre gabimeve të papranueshme. Është e qartë se ky trend nuk do ta çojë botën në ndonjë vend të mirë. Do të ishte mirë që udhëheqjet e të gjitha vendeveta shohin sa më parë këtë realitet dhe të veprojnë sipas kësaj”.

Kryeministri deklaroi se vendet nuk kanë rrugëdalje tjetër veçse të zbatojnë politika në drejtim të rritjes së miqësive, reduktimit të armiqësive për njerëzimin.

Yildirim vuri në dukje se të gjithë po i dëshmojnë dhimbjeve dhe tiranisë së madhe që po jetohet në rajon dhe tha se në Siri për shkak të luftës që vazhdon qytetet janë shkatërruar tërësisht, njerëzit humbën jetën dhe se me miliona njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Yildirim shtoi se Turqia është njëra prej vendeve më të prekura nga kjo luftë civile që po jetohet në këto 7 vitet e fundit.

Kryeministri gjatë fjalës së tij preku edhe në masakrën e kryer javën e kaluar në Gazë nga ana e Izraelit, ku tha se “Egërsira që u jetua në Jerusalem ndodhi para syve të botës së qytetëruar. Dhuna çnjerëzore e udhëheqjes izraelite, që po vazhdon me vite, fatkeqësisht u jetua në sy të njerëzimit pak para fillimit të muajit të shenjt të Ramazanit. Masakrimi në mënyrë të paskrupullt të njerëzve të pafajshëm, të pambrojtur është egërsirë dhe ne këtë e dënojmë fuqimisht. Vendimi i administratës amerikane për të zhvendosur ambasadën në Jerusalem është një gabim i madh, i cili ka patur ndikim të madh në këto ngjarje”.

Kryeministri Binali Yildirim tha se krizat humanitare, që paraqiten si zgjidhje globale, vijnë duke u rritur çdo ditë e më shumë, ndërsa janë kthyer në një sëmundje të keqe dhe shumica e tyre po jetohen në rajonin e Lindjes së Mesme, ku ndodhet edhe Turqia./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne