Zyrtarja e OKB-së: 9 muaj të luftës në Gaza, popullsia e privuar tërësisht nga mjetet e jetesës

Pas gati nëntë muajsh të luftës që filloi më 7 tetor 2023, popullatës e Gazës është privuar pothuajse tërësisht mjetet për të garantuar sigurinë ushqimore, strehimin, shëndetin dhe jetesën, u tha gazetarëve një zyrtar i OKB-së. Maryse Guimond nga zyra palestineze e UN Women, foli në një konferencë shtypi të OKB-së pas përfundimit të një misioni njëjavor brenda Gazës.”Ajo që kam parë nuk mund të përshkruhet”, tha Guimond.

“Në momentin që hyn në vendkalimin Kerem Shalom dhe gardhi mbyllet pas teje, ndihesh i mbyllur në një botë shkatërrimi”, shtoi ajo. “Janë prishur shtëpi, spitale, shkolla, universitete, çerdhe. Ndërsa lëvizni drejt zonës së mesme, shihni turma njerëzish – burra, gra dhe fëmijë – në tenda të improvizuara, të bllokuar në një botë skamjeje”, theksoi zyrtarja e OKB-së. Ajo tha se më shumë se 1 milion njerëz në Gaza janë në zhvendosje të vazhdueshme dhe askund nuk është e sigurt për gratë dhe vajzat në Gaza, shumë prej të cilave tashmë janë zhvendosur disa herë.

Guimond tha se njerëzit po lëvizin në çdo hapësirë ​​të hapur të disponueshme, duke përfshirë rrugët, tokën bujqësore dhe ndërtesat e dëmtuara, pasi ata janë zhvendosur në zona gjithnjë e më të vogla që nuk janë në gjendje dhe të papajisura për t’i mbështetur ata.

“Pas gati nëntë muajsh lufte, popullatës i janë marrë pothuajse tërësisht mjetet dhe kapacitetet për të garantuar sigurinë ushqimore, strehimin, shëndetin dhe jetesën”, shpjegoi ajo.”Gratë më pyesnin: ‘Kur mund të kthehemi në shtëpitë tona?’ Çdo zhvendosje ka sjellë më shumë humbje dhe frikë”, tha Guimond, duke vënë në dukje se “Gaza është më shumë se dy milionë storje humbjesh”.

– Dëshirë që lufta të ndalet

Populli i Gazës kërkon që lufta të ndalet pasi çdo ditë, konflikti sjell më shumë shkatërrime dhe vrasje. Ajo tha se nuk ka pasur përgjigje kur djem dhe vajza e kanë pyetur Guimondin se kur do të përfundonte lufta. Sipas saj, çdo grua që ka takuar ka pasur një histori humbjeje dhe se më shumë se 6.000 familje kanë humbur nënat e tyre.

“Një milion gra dhe vajza kanë humbur dinjitetin e tyre, shtëpitë e tyre, familjet e tyre, kujtimet e tyre”, tha Guimond. “Është thelbësore të mbrohen të drejtat dhe dinjiteti i popullit të Gazës, veçanërisht grave dhe vajzave, të cilat kanë bartur peshën kryesore të kësaj lufte”, deklaroi ajo. Në të njëjtën konferencë për shtyp, Dr. Rik Peeperkorn, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), foli për mjekët nga Gaza, duke thënë se gjatë konfliktit aktual, rreth 4.800 pacientë janë përcjellë nga Gaza, shumica prej tyre në Egjipt dhe rajon.

“OBSH-ja vlerëson se ka nevojë për të marrë të paktën 10.000 pacientë të tjerë nga Gaza”, tha Peeperkorn. Disa kanë të bëjnë me luftën dhe të tjerët lidhen me sëmundje kronike si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera jo të transmetueshme, duke përfshirë raste të rënda të shëndetit mendor. Peeperkorn tha se OBSH-ja u kërkon autoriteteve izraelite që të hapin sërish kalimin Rafah.

Kërkesa tjetër është që të rihapet kalimi Karem Shalom kur të jetë i sigurt për transferimin e qëndrueshëm të pacientëve nga Gaza në spitalet referuese të Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor “ashtu siç ishte para luftës kur referoheshin 50 deri në 100 pacientë në ditë në spitale”. “OBSH-ja është e gatshme ta mbështesë këtë për të siguruar që kjo të ndodhë në mënyrë të organizuar dhe që shërbimet e ambulancës të mbështeten” për spitalet pritëse./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne