71,5% e grekëve kërkojnë emër pa termin ”Maqedoni”

Vetëm 22,5% e grekëve pranojnë emër të përbërë, ndërsa shtatë persona në 10, thënë ndryshe 71,5%, duan zgjidhje pa termin ”Maqedoni”, sipas një sondazhi të mendimit publik, i kryer nga Universiteti i Selanikut dhe fondacioni ELIAMEP, botuar të dielën nga gazeta greke “Kathimerini”.

Në vitin 2016, së njëjtës pyetje përqindja e atyre që nuk e pranonin termin ”Maqedoni” ishte 57%, ndërsa për emër të përbërë ishin 38% e të anketuarve.

“Kur një çështje paraqitet në mënyrë intensive në dialogun publik, mendimi publik fiton një pozitë jofleksibël”, thotë profesori i këtij universitetit, Nikos Maranxidhis.

Pyetjes se në favor të kujt janë përpjekjet e NATO-s, BE-së, Gjermanisë, SHBA-së, Rusisë dhe OKB-së, përgjigjet e të anketuarve janë ose në favor të të dy vendeve ose në favor të Maqedonisë. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne