Erdogan fton Metën për vizitë në Turqi: Çfar i mëson Metës?

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan ka uruar Ilir Metën për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Shqipërisë.

Urimi është marrë nga Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë përmes një bisede telefonike që është zhvilluar mes të dyve.

“Ju falenderoj për kontributin tuaj si kryetar Kuvendi në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, është shprehur në telefonatën e tij Presidenti turk, që më pas ka ftuar Metën në një vizitë zyrtare në Turqi.

Nga ana e tij, Ilir Meta ka shprehur besimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Rajoni përballet me sfida të mëdha stabiliteti e sigurie që kërkojnë përgjegjshmëri e përkushtim. Miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e rëndësishme për gjithë rajonin. Të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionale e vëllazërore midis dy vendeve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne