Erdogan: Lufta kundër FETO-s do të vazhdoj deri në terroristin e fundit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dha mesazhe të vendosmërisë në luftën kundër organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

Gjatë pjesëmarrjes në kongresin e degës së Partisë AK në Karaman, Presidenti Erdogan tha se “Ne do të ndjekim organizatën terroriste FETO deri sa edhe vrasësi i fundit i këtyre mizorëve të mos dalë para drejtësisë”.

Presidenti Erdogan gjatë fjalimit të tij të mbajtur këtu preku edhe në operacionin për rimarrjen e qyteti Rakka në Siri nga organizata terroriste DAESH, ndërsa shtoi se “Teatri i Rakkas nxori në mënyrë të pamohueshme se DAESH-i dhe YPG-ja janë dy anët e medaljes së njëjtë. Ndërkaq qendra që i thotë DAESH-it ‘ik’ dhe YPG-së ‘mbaje’ është qendër e njëjtë”.

Duke e bërë të ditur se para Turqisë ndodhen dy rrugë, Presidenti Erdogan tha: “Ose do të përulemi ose do të luftojmë. Turqia ose do të pajtohet me këto pazarllëqe ose do të lidhet fort për pavarësinë e saj. Ne gjatë karrierës tonë 40-vjeçare në politikë çdoherë zgjodhëm të luftojmë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne