Erdogan zemërohet me të gjithë, veçanërisht edhe me aleatët e tij amerikanë e izraelitë…

Cilat janë rrënjët e këtij zemërimi dhe shkaqet e tij? A e ka kuptuar gjithashtu komplotin që do të ndajë Turqinë? A do të jenë kurdët mjet? A do ta pranojë këshillën tonë për të zvogëluar humbjet?

Abdul-Bari Atuan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan këto ditë është i zemëruar me të gjithë, me aleatët dhe me armiqtë së bashku. Është i zemëruar me Shtetet e Bashkuara, është i zemëruar me Evropën, është i zemëruar me Iranin dhe Irakun, është i zemëruar me shtetin pushtues izraelit, është i me indinjuar Greqinë dhe është e vështirë të gjejmë një vend me të cilin ai të jetë i kënaqur apo, të paktën, të mos jetë i zemëruar me të.

Ky zemërim ka disa shpjegime, më të spikaturit e të cilëve, sipas mendimit tonë, gjendja e zhgënjimit që po përjeton presidenti turk nga tradhtia e aleatëve të tij historike ndaj tij, dhe në veçanti nga ajo e amerikanëve pas shërbimeve të ofruara nga vendi i tij për ta nëpërmjet anëtarësimit në aleancën e NATO-s për më shumë se gjashtëdhjetë vjet.

Të martën e ardhshme, presidenti turk do të zbarkojë në Uashington për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, tek i cili u mbështet shumë për të kërkuar mbështetje për politikën e tij – d.m.th. Erdoganit – në Siri, për atë pjesë të politikës që ka të bëjë me rrëzimin e qeverisë së presidentit Bashar al-Asad, krijimin e zonave izoluese dhe mosdhënien e asnjë mbështetjeje ushtarake apo politike për kurdët.

***

Shanset e suksesit të vizitës së presidentit Erdogan për arritjen e objektivave të saj duket se janë të kufizuara dhe gjasat e dështimit janë shumë më të mëdha se gjasat e suksesit. Administrata e presidentit Trump nuk do ta dorëzojë predikuesin Fethullah Gylen, i cili është akuzuar se qëndron pas grushtit ushtarak. Gjithashtu, ajo njoftoi të enjten nëpërmjet kolonelit Don Darren, zëdhënës i forcave të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër xhihadistëve se do të përshpejtojë zbatimin e vendimit të saj për të armatosur forcat kurdo-siriane të mbrojtjes popullore me tanke, raketa dhe armë moderne të cilat do t’i kualifikojnë ata për nisjen e një lufte për të rikthyer qytetin Rakka nga ISIS-i, me mbështetje ajrore dhe me pjesëmarrje tokësore amerikane.

Më e rëndësishmja nga këto është se presidenti Erdogan filloi një sulm të egër kundër Izraelit. Ai e akuzoi atë për racizëm të njëjtë me atë të regjimit të bardhë në Afrikën e Jugut, e përshkroi bllokadën egjiptiano-izraelite ndaj Rripin të Gazës si pa lidhje me humanizmin dhe shprehu kundërshtimin e tij ndaj vendimit izraelit për ndalimin e ezanit nga minaret e xhamive në Jerusalemin e pushtuar. Ky sulm vjen pas disa muajsh heshtjeje dhe normalizimi të marrëdhënieve.

Ministria e jashtme izraelite iu përgjigj presidentit Erdogan duke thënë: “Kushdo që në mënyrë sistematike shkel të drejtat e njeriut në vendin e tij nuk mund t’i predikojë moral demokracisë së vetme në rajon”.

Sulmi me këtë ashpërsi ndaj Izraelit, vendit që aktualisht kontrollon Shtëpinë e Bardhë, nuk mund të krijojë freski e qetësi për zemrat e presidentit Trump dhe dhëndrit tij të Jared Kushner, këshilltarit të tij më të ngushtë dhe Sekretari real amerikan të Shtetit, përveçse nëse ky sulm nuk është serioz dhe nuk buron nga zemra, siç e cilëson Yoav Galant, ministri izraelit i strehimit, në një intervistë për një gazetë izraelite, i cili tha: “Turqia dhe Izraeli kanë nevojë t’i ruajnë marrëdhëniet ndërmjet tyre … lëshimi nga ana e Erdoganit të deklaratave nxitëse kohë pas kohe reflekton interesat e retorikës së tij politike … lëreni të flasë, edhe ne dimë se si të flasim.”

Çfarë e ka zemëruar Erdoganin nga aleati i tij izraelit janë dy gjëra: e para, mospërgëzimi i tij nga ana e Benjamin Netanjahut për fitoren në referendum; dhe e dyta, grisja nga ana e këtij të fundit të dokumentit të ri të “Hamasit” dhe hedhja e tij në koshin e plehrave para kamerave televizive. Ky i fundit, pra Netanjahu, e di shumë mirë se Erdogani qëndron prapa atij dokumenti dhe ideve që përmban ai, ide të cilat fshijnë Konventën e Lëvizjes dhe pranojnë një shtet palestinez në kufijtë e vitit 1967, me shpresën për të lehtësuar bllokadën izraelite dhe perëndimore ndaj saj dhe, si rrjedhojë, hapjen e një porti dhe aeroporti në Gaza me mbështetjen e Turqisë dhe Katarit.

Realiteti, të cilin ndoshta presidenti Erdogan refuzon ta pranojë publikisht, është ndjenja e mashtrimit nga ata që pretendojnë të jenë aleatët e tij – pra, amerikanët – të cilët e përdorën atë, e implikuan në dosjen siriane përgjatë gjashtë viteve të fundit duke minuar kështu të gjitha arritjet e tij personale dhe partiake, duke shkatërruar – si rrjedhojë – ambiciet e tij politike dhe më pas duke e braktisur atë në favor të armiqve të tij më të ashpër, pra kurdëve.

***

Mbështetja e presidentit Trump për kurdët sirianë – të cilët Turqia i vë në listën e terrorizmit dhe i konsideron si një rrezik ekzistencial – dhe armatosja e tyre me tanke, automjete të blinduara dhe raketa moderne të sofistikuara dhe mbështetja tek ta si një aleat i besuar për të “çliruar” qytetin Rakka, do të thotë themelim i bërthamës së fortë të ushtrisë së shtetit kurd, shtet i cili mund të shtrihet përgjatë kufirit turko-sirian dhe të kërcënojë unitetin territorial dhe demografik të Turqisë.

Amerikanët i përdorën turqit, veçanërisht presidentin Erdogan, për t’u futur thikën pas shpine arabëve dhe copëzimin e vendeve kundërshtare të tyre (d.m.th. amerikanëve dhe Izraelit). Dhe pasi realizuan pjesën më të madhe të misionit të tyre në Irak, Siri dhe Libi, ja tek i shohim tani duke planifikuar që të përdorin kurdët – ndoshta edhe të tjerë – për të copëzuar Turqinë.

Mundësia është e volitshme për presidentin Erdogan që të rishikojë politikat e saj, të zvogëlojë humbjet dhe të shpëtojë Turqinë dhe rajonin nga skemat e shkatërrimit dhe copëzimit. A do ta bëjë këtë?

Kemi shumë dyshime … shpresojmë të mos jenë me vend dhe që presidenti Erdogan të provojë pavërtetësinë e tyre.

⃰ Opinion i kreut të redaksisë së gazetës elektronike “Ra’jul Jeum”, i datës 12 maj 2017./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne