Fidan Mustafa thote: Parada e homoseksualëve ofendim ndaj Zahir Pajazitit

Ish-kandidati për deputetë nga Partia e Drejtësisë, Fidan Mustafa, paradën e parë të komunitetit LGBTi, e cila do të zhvillohet ditën e martë në sheshin kryesor të Prishtinës e ka cilësuar si ofendim ndaj Zahir Pajazitit. Ai konsideron se kjo paradë provokon dhe fyen ndjenjat e çdo qytetari, sipas tij kjo paradë është tendencioze.
Mustafa u ka bërë thirrje qytetarëve dhe institucioneve tjera që të dënojnë ashpër këtë paradë. Pasi sipas tij ky marsh rrezikon të ardhmen e Kosovës.
“Ne populli i Kosovës, botërisht e kemi dëshmuar se vendi ynë është vend i kulturës, dashurisë familjare, morale, multikulturalizmit, e assesi me paradigma të shfrenimit dhe degjenerimit shoqëror, të cilat rrezikojnë të ardhmen e vendit tonë”- shkruan ndër të tjera Mustafa, transmeton Express.
Ky është shkrimi i tij i plotë dërguar mediave:
Paradë e turpit, jo e dashurisë!
Paralajmërimet nga grupet Homoseksuale (LGBT), lidhur me mbajtjen e paradës me 10 tetor në Prishtinë, provokon dhe fyen seriozisht ndjenjat e çdo qytetari, fyen vet nocionin e familjes dhe çdo vlerë kulturore, morale e tradicionale ndaj çdo shqiptari në Kosovë dhe më gjerë.
Marshe të këtilla nën ombrellën e përdhosjes së fjalës “Dashuri”, tejkalojnë çdo normë ligjore dhe promovim të së drejtës, madje ky veprim i marsheve të këtilla bie ndesh edhe me Kushtetutën e vendit mbi të drejtën e manifestimit të orientimit seksual (Neni 38, pika 1,2,3).
Prandaj, marshe të tilla kanë vetëm një tendencë, atë të provokimit ndaj situatës së brishtë në Kosovë, që ndokush nga shoqëria të reagon, ndërsa nëpërmjet këtij veprimi, të zhvendoset vëmendja e opinionit nga problemet dhe sfidat politike nëpër të cilat po kalon Kosova tash e sa vite.
Nëpërmjet këtij reagimi si qytetar i Republikës së Kosovës, si një kryefamiljar, i bëjë thirrje shoqërisë civile, organizatave joqeveritare nën mbrojtje të familjes, organizatave te nënave, gjegjësisht edhe komuniteteve fetare në vend, që marshet e tilla të dënojnë ashpër, pasi që paradat e këtilla mbjellin vetëm urrejtje, përdhosje, e poshtërim të vlerave kombëtare e kulturore të çdo qytetari të vendit, veçanërisht të familjeve tona.
Po ashtu, i rikujtojmë këtij grupacioni tendencioz – shfrenues (LGBT), që nuk ka vend për marshe të turpit para figurave e shesheve si Zahir Pajaziti, i cili gjatë gjithë jetës luftoj dhe ra dëshmor në mbrojtje të familjes, nderit, moralit, kulturës, traditës dhe vet shtetit të Kosovës.
Nëse e drejta juaj qenka shkruar në Kushtetutë të vendit shumë tërthoras, ne u rikujtojmë se vlerat e familjes dhe vlerat e popullit të Kosovës, janë rishkruar qe njëqind vjet me gjakun e dëshmorëve dhe në çdo amendament kushtetues, andaj nuk e keni këtë të drejtë të paraqitni Kosovën vend i marsheve të Turpit, shfrenimit e kërcënimit.
Ne populli i Kosovës, botërisht e kemi dëshmuar se vendi ynë është vend i kulturës, dashurisë familjare, morale, multikulturalizmit, e assesi me paradigma të shfrenimit dhe degjenerimit shoqëror, të cilat rrezikojnë të ardhmen e vendit tonë.
Andaj, si qytetar i Republikës së Kosovës, publikisht u bëjë thirrje të hiqni dorë nga provokimet e tilla dhe mos të fyeni dëshmorët tanë, familjet tona, dashurin tonë për familjen dhe nderin tonë shqiptar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne