Flota ruse e Detit të Zi, në gatishmëri për shkak të provokimeve të NATO-s

Anijet zbuluese dhe sulmuese ruse në Detin e Zi, si dhe sistemet e saj bregdetare raketore, janë vënë në gjendjen e gatishmërisë për shkak të stërvitjeve të NATO-s në këto ujra – thanë mediat ruse, duke iu referuar Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Qendra thotë se për shkak të mundësisë së veprimit të shpejtë në situatat e mundshme emergjente, Flota e Detit të Zi ka kryer një sërë masash për monitorimin e  anijeve të NATO-s.

Qendra ka deklaruar se të hënën në pjesën jugperëndimore të Detit të Zi filloi stervitja e NATO-s “Deti Shield – 2019”, që përfshin anijet dhe avionët e Shteteve të Bashkuara, Bullgarisë, Kanadasë, Holandës, Rumanisë dhe Turqisë, së bashku me përfaqësuesi dhe nga Gjeorgjia dhe Ukraina.

Kremlini kohët e fundit ka thënë se Rusia e shikon si “negativ” propozimin e SHBA për të dërguar anije të reja të NATO-s në Detin e Zi për të mbrojtur anijet ukrainase atje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne