Franca dënon Izraelin për vendbanimet e reja

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Agnes Von Der Mühll dënoi vendimin e qeverisë izraelite për të ndërtuar 4 mijë e 500 banesa shtesë në vendbanimet hebraike në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Në deklaratën e saj me shkrim, Mühll thekson se ndërtimi nga qeveria izraelite i banesave të tjera në Bregun Perëndimor të okupuar është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare; një veprim i tillë dëmton procesin e paqes mes Izraelit dhe Palestinës.

“Ne e dënojmë këtë vendim”, shkruan Mühll në lidhje me vendimin e qeverisë izraelite për të ndërtuar 4 mijë e 500 shtëpi të tjera në vendbanimet hebraike në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor, ndërsa shton se Franca u bën thirrje autoriteteve izraelite që të heqin dorë nga çdo lloj projekti që do të pengonte zgjidhjen me dy shtete.

Gjatë fushatës zgjedhore kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu kishte premtuar “aneksimin” e zonën së vendbanimeve të paligjshme hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar në qoftë se do të dilte me fitore nga zgjedhjet e 9 prillit.

Netanjahu kishte njoftuar gjithashtu se do të ndërtojnë vendbanime të reja.

Në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e mban të pushtuar që nga viti 1967, ndodhen rreth 250 vendbanime të paligjshme çifute dhe këtu jetojnë më shumë se 400.000 kolonë hebrenj.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne