Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së fundi ka pasur në zyrën e tij një numër të madh vizitorësh duke përfshirë edhe personalitete të estradës.

Së fundit kryeministri Haradinaj në kolltukun e tij kishte të ftuar, këngëtarin e muzikës popullore dhe zbavitëse, Shkëlzen Jetishi i njohur si “Xeni”.

Ndërsa në një postim të fundit, Haradianj ka pasur edhe një takim me këngëtar, mirëpo jo të zhanrit popullor dhe zbavitës dhe jo në zyrën e tij por në odë të njërit prej deputetëve të Aleancës për Ardhmërin e Kosovës (AAK), Lahi Ibrahimaj.

Haradinaj është në këtë ambient është takuar me reperin nga Presheva, Arian Agushi i njohur si, “Golg Ag”. Ky i fundit ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku ka shkruar, “Në odën e Lahi Ibrahimaj, RAMBO”.

Reperi i njohur në foto shihet duke shtrënguar duart me të e që të lë të kuptosh se ishte Goldi ai i cili vizitoi kryeministrin. /Insajderi.com

31