Haradinaj, thirrje SHBA-së dhe BE-së, në ndihmë të arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u kër Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që të ndihmojnë Kosovën në marrëveshje me Serbinë, e cila do të ofrojë më pas njohje të ndërsjelltë.

Komentet e tiju bënë në hapjen e punimeve në rrugën “Tre heronjtë” (Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha), e cila nga Prishtina të çon në Mitrovicë.

Haradinaj tha se ajo ishte dhe rruga kryesore që lidh ekonominë e Kosovës me të gjitha “vendet fqinje, duke përfshirë Serbinë”.

Interesi i Kosovës është që të gjithë ata që jetojnë në Ballkan të jenë të lirë brenda kufijve të vendeve të tyre.

“Kjo është arteria që do të lidhë ekonominë e vendit tonë me ekonomitë fqinje, duke përfshirë edhe biznesin me Serbinë … ndaj ne ftojmë partnerët tanë, BE-në dhe SHBA-në për të na ndihmuar në atë që nuk është në fuqinë tonë, që më në fund të arrijmë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen e ndërsjelltë”, theksoi Haradinaj.

Një ditë më parë, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç,tha se çdo ditë vonesë për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, mund të krijojë kushtet që një shkëndijë ndez të gjithë rajonin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne