Historia Myslimane e Harruar e Kroacisë

Kur thuhet Hırvatistan, askujt nuk i shkon mendja tek islami; edhe pse si term është i njëjtë me Bosnjë Herzegovinën dhe Serbinë në aspektin e trashëgimisë osmane.

Abdullah Osmanoğlu – Turqi

Fatkeqësisht, sot brenda kufirit të Kroacisë, shumica e trashëgimisë osmane është fshirë. Shkruan Abdullah Osmanoğlu.

Kur thuhet Hırvatistan, askujt nuk i shkon mendja tek islami; edhe pse si term është i njëjtë me Bosnjë Herzegovinën dhe Serbinë në aspektin e trashëgimisë osmane. Fatkeqësisht, sot brenda kufirit të Kroacisë, trashëgimia osmane është fshirë. Kohët e fundit është botuar nga Oğuz Aydemir dhe Andelko Vllashiç, një libër me titull Gjurmët e kulturës Osmane në Kroaci, i cili jep informacione të jashtëzakonshme. Këtë shkrim kryesisht e kemi përfituar nga ky libër i çmuar.

Perandoria Osmane sundoi tri pjesë të Kroacisë së sotme: Slavoninë, Dalmacinë dhe Krajinën. Nuk duhet ngatërruar Slavonia dhe Slloveninë; Slavonia është rajoni në vijën kufitare veriore me Bosnjen kurse Sllovenia është një shtet i pavarur. Perandoria Otomane filloi luftërat pushtuese në Slavoni dhe Krajina në vitin 1520. Së pari u pushtuan qytetet si Slovonski Brod dhe Osijek. Ndërmjet viteve 1530 dhe 1600, Vukovari, Grojani, Kutjeva, Pozega, Cerniku, Virotivica, Kostanica dhe shumë qytete të tjera filluan të sundoheshin nga Perandoria Osmane.

Zagrebi, kryeqyteti i sotëm i Kroacisë nuk u prek, sepse ushtarët shumicën e kohës luftonin me trupat hungareze dhe gjermane. Zagrebi ishte jashtë kësaj linje pushtimi. Megjithatë, në 1593, osmanët nën drejtimin e Telli Hasan Pashës fituan toka deri në Sisak, 40 km afër Zagrebit. Rajone të tëra në brigjet e Adriatikut dhe në pjesë të tjera të vendit, ishin po ashtu nën sundimin e Perandorisë Osmane.

Pashallarët osmanë me origjinë Kroate

Përtej dyshimit, jo gjithë njerëzit me prejardhje Kroate jetonin në Mbretërinë e Kroacisë. Shumë nga Kroatët jetonin nën sundimin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe shumë të rinj kroatë u arsimuan në sistemin devshirmeh të Perandorisë Osmane. Një nga pashallarët e parë osmanë që vjen nga Kroacia është Hersekli Ahmed Pasha (Ahmed Pasha, biri i Herzogut), i cili nuk u regjistrua vërtet në sistemin devshirmeh.

Emri i parë i Ahmed Pashës ishte Stefan dhe babai i tij ishte ndër njerëzit më të pasur në Bosnjë. Ai u dërgua në Stamboll për arsye diplomatike dhe atje u bë musliman. Pastaj u promovua vazhdimisht përmes sistemit shtetëror Osman dhe 5 herë u bë Vezir i Sulltanëve. Ai ishte me këtë përgjegjësi në kohën e Mehmet Pushtuesit, Bajazitit II dhe Selimit II.

Një tjetër figurë e rëndësishme është Rustem Pasha, i cili po bëhet popullor ditët e sotme nëpërmjet serialit televiziv “Muhteşem Yüzyıl (Shekulli Madhështor)”. Besohet se Rustem Pasha (Opukoviç) ka lindur në Skradin dhe në rininë e tij u dërgua në Stamboll për t’u arsimuar përmes sistemit të devshirmesë. Ai ishte një prej vezirëve më të fuqishëm në kohën e Sulejmanit të Madhërishëm. Një figurë tjetër interesante është Kuyucu Murad Pasha. Siç dihet, ai është veziri që shtypi revoltat Xhelali në Anadoll. (Dilaver Pasha konsiderohet gjithashtu si figurë Kroate).

Në marinën osmane pati shumë detarë Kroatë. Për shembull, transmetohet se Piali Pasha ka lindur në rajonin e Dalmacisë dhe kishte origjinë Kroate. Arsimimin e tij formal e mori në Shkollën Enderun (Akademia Perandorake Osmane) dhe për shumë vite shërbeu si Kapudan Pasha (admirali i madh i flotës osmane). Falë përpjekjeve të tij, të gjitha brigjet e Mesdheut u kapën nga turqit. Një tjetër admiral Dalmat është Silahdar Jusuf Pasha, fillimisht emri i tij ishte Yusuf Maskoviç. Edhe ky po ashtu u promovua në flotën osmane si Kapudan Pasha .

Komandantët Kroatë dhe njerëzit e letrave që luftuan kunder Perandorisë Osmane

Ka pasur edhe shumë komandantë Kroatë dhe njerëz të letrave që në të kaluarën kanë luftuar kundër Osmanëve. Për fat të keq, sot në Kroaci këta njihen si heronj dhe emrat e Pashallarëve që shërbyen në shtetin Osman janë fshirë nga kujtesa. Është e vështirë ti gjesh ata edhe në emrat e rrugëve. Për shembull, Nicola Jurisic është personi që vonoi pushtimin e Vjenës, sepse Sulejmani i Madhërishëm luftoi për 4 javë në Kështjellën Günz, që ndodhet sot në territorin hungarez.
Kështjella ju dorëzua përfundimisht Suleimanit të Madhërishëm, por në Vjenë shkoi tepër vonë dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme për rrethimin. Një tjetër komandant, Stojan Jankoviç, shërbeu në ushtri dhe mori pjesë në shumë sulme kundër osmanëve në emër të Venedikut. Ivan Gundulic u bë i famshëm nga fuqia e poezive të tij. Ai shkroi një libër me titull “Osman”, në të cilin ai shpjegon luftën ndërmjet krishtërimit dhe islamit, Evropës dhe turqve. Gundulic, në këtë libër e bekon luftën kundra turqve. Situata e rënë e sllavëve është shumë e trishtueshme për të dhe ndjen një dëshirë të madhe nostalgjike për kohën para-osmane. Ivan Gunduliq, është një emër që akoma sot lavdërohet nga bota e sotme letrare Kroate dhe Sërbe.

Trashëgimia Otomane pothuajse ështe fshirë

Numri i xhamive, teqeve, shkollave dhe objekteve të tjera në territorin e Kroacisë i tejkalon qindra. Për fat të keq, sot është shumë e vështirë të përcaktosh vendndodhjen e tyre të saktë. Në vecanti Evlija Çelebia jep informacione të detajuara rreth qyteteve atje. Për ta përmbledhur, shumica e qyteteve në rajonin e Sllavonisë u ndërtuan, u përmirësuan dhe u islamizuan nga Osmanët. Disa nga xhamitë e dërtuara fillimisht kishin qenë kisha. Pasi rajoni pas vitit 1683 bie prej sundimit Osman, edhe Kisha e Michael në Donji Miholjac, nga xhami u rikthye përsëri në kishë.

Vihet re se në Pojega, një nga vendbanimet më të mëdha muslimane, kishte nëntë xhami dhe një teqe halvetiane. Xhamitë më të rëndësishme të asaj kohe ishin Xhamia e Madhe e Suleimanit të Madhërishëm, dhe Xhamia Selimit II por me vonë të dyja u kthyen në kisha. Për fat të keq, sot është shumë e vështirë të gjesh shenja otomane në Pojega. Në qytetin e Kutjevës, ku 75 për qind e popullsisë është muslimane, është pothuajse e pamundur të gjesh ndonjë trashegimi myslimane.

Evliya Çelebi i përmend në detaje xhamitë dhe teqetë në Vukovar, Slavonski Brod, Gorajanë, Valpovë, Cernik dhe Dakovë. Në Vukovar ekzistonte Teqeja Hindi Baba. Megjithatë, Evlija Çelebi u impresionua veçanërisht nga qyteti i Osijekut. Arkitektura e qytetit, struktura e vendbanimit dhe ura e famshme janë lavdëruar shumë në librin e tij. Ai vë në dukje se në këtë qytet të bukur ka 12 xhami; megjithatë, sot pranë lumit Drava as Ura e Sulejmanit as xhamitë e këtij qyteti otoman nuk egzistojnë më. (Në fakt, rruga kryesore që lidh Beogradin me Zagrebin kalon nëpër qytetet e ndërtuara nga osmanët.)

Shumë qytete kroate si Ilok, Virovitca, Orahovica, Petrinja, Gvozdansko, Kostajnica, Stuliq, Licki Osik, Morçiç, Peruçiq, Dalmacinë, Vranë, Nadin, Zemunik, Bribir, Prolozac, Solin, Makarska, Opuzen, Vrgorac, Imotske, Igrane dhe Dubrovniku kanë trashëgimni osmane. Megjithatë, është pothuajse e pamundur të gjesh gjurmë otomane në to.

Sipas një ngjarje interesante, tregohet se sheh Ali Gaybi, i cili rrinte në një teqe në zonën Gradishka, ndjeu se një ditë në territorin e Sllavonisë sovraniteti osman do merrte fund dhe këtë ndjenjë e ndau me njerëzit rreth tij. Sot, as në Gradishka as në territorin e Bosnjës dhe Herzegovinës veriperëndimore nuk gjen më teqe.

Është më se e qartë se rrethimi i Vjenës në vitin 1683 nuk ishte vetëm një dështim, ishte një fatkeqësi e madhe ku Perandoria Osmane humbi shumicën e territoreve perëndimore. Tokat myslimane humbën njësoj si në Andaluzi dhe mbetjet e Islamit u fshinë nga kujtimet. Sidoqoftë, nuk duhet të harrojmë të këndojmë nga nje Fatiha për shpirtrat e dëshmorëve tanë që kanë vdekur në këto vende …/ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne