Izraeli mbeshtet sulmin amerikan kunder Republikes Arabe te Sirise

Izraeli i cili eshte ne lufte prej gjysem shekulli me Sirine është shteti i parë që i ka dalë në krahë Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) duke i dhënë mbështetje presidentit Trump për sulmin e nisur kundër Republikes Arabe te Sirise dhe pushtetit të Assadit.

Nëpërmes një komunikate, kryeministri Benjamin Netanyahu i përkrah këto sulme.

“Izraeli qëndron dhe e mbështet plotësisht vendimin e Trump”, thuhet në komunikatën e qeverisë izraelite.

Sulmi amerikan kunder Sirise, eshte lufta e radhes qe administrata amerikane ben kunder republikave arabe ne mbeshtetje te Izraelit. Perpara kesaj amerikanet kane shkaterruar Irakun, Sudanin, Somaline, Jemenin dhe Libine, te gjithe keto vende qe nuk pranonin te nenshkruanin marreveshje paqeje me Izraelin dhe te njihnin pushtimin izraelit te Palestines. Shkaterrimi i republikave arabe, tani po finalizohet me shkaterrimin e Sirise, shkaterrim i cili nisi ne vitin 2011 kur grupe terroriste vehabiste u infiltruan nga qeveria amerikane, izraelite dhe saudite ne Siri per shkaterrimin e vendit.

Agresioni amerikan kunder Sirise eshte nje fitore e madhe per Izraelin. Me armet dhe ushtrine amerikane, regjimi kolonialist i Tel Avivit ka arritur qe te shkaterroj dhe nenshtroje te gjithe regjimet arabe te Lindjes se Mesme qe pas renies se Bashkimit Sovjetik. Shkaterrimi i nje pas njeshem i shteteve arabe Izraelit i siguron vazhdim te pushtimit dhe shtypjes se palestinezeve dhe debimin e tyre total nje dite nga Palestina.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne