Kleriku i lartë i saudit u mor për “një gjyq të fshehtë”

Një klerik jashtëzakonisht popullor saudit sunnit, i cili është burgosur që nga viti i kaluar për qortimin e politikave të mbretërisë, thuhet se është marrë në “një gjyq të fshehtë”.

I biri i Salman al-Odah bëri të ditur zhvillimin e ngjarjes në twitter të mërkurën, duke thënë se i ati i tij i kishte thënë atij se ishte dërguar “befas” nga burgu Zehban në qytetin port të Jeddah (Xhiddes) në burgun e Al-Ha’er në kryeqytetin e Rijadit.

Abdullah Odah gjithashtu përmendi një zyrtar të burgut se i kishte thënë atij se i ati i tij ishte dërguar në gjykim, duke shtuar, “Në një gjykim të tillë, askush nuk lejohet që të marrë pjesë dhe atje nuk duket të ketë ndonjë proçes të vërtetë”.

“Ne nuk u besojmë gjyqeve të fshehta dhe të papritura, të mbajtura pa asnjë dhënie të informacionit, pa praninë e avokatëve apo organizatave të pavarura, pa akuza të qarta. Ne e mbajmë qeverinë plotësisht përgjegjëse për sigurinë e tim eti”, u përgjigj Abdullahu.

Abdullah gjithashtu tha se ishte përpjekur të pyeste për të atij e tij nga autoritetet e ndjekjes penale, por ata i kishin thënë atij se çështja ishte jashtë duart e tyre dhe se ishte brenda juridiksionit të “aparatit të sigurisë”.

Kleriku 61-vjeçar, i cili ka shumë miliona ndjekës në twitter, ka qenë në burg që nga shtatori i kaluar pasi ai kishte shprehur se ka shpresë për zgjidhjen e krizës diplomatike midis mbretërisë (saudite) dhe Katarit. Katër muaj më parë, mbretëria kishte udhëhequr tre shtete të aleatëve në thyerjen e lidhjeve të tyre me emiratin. Katër muaj më parë, mbretëria kishte udhëhequr tre shtete të aleatëve për ndërprerjen e lidhjeve të tyre me emiratin.

Familja e Odah-ut i kishte thënë se portalit të lajmeve të “Middle East Eye” (Syrit të Lindjes së Mesme) se “kleriku ishte mbajtur në qeli të izoluar në burgun e Xhiddes dhe iu ishte mohuar kujdesi mjekësor dhe vizita familjare për muaj”, bëri të njohur MEE.

Ndalimi i tij erdhi si pjesë e një zbardhjes së arrestimit të tij të urdhëruar nga Princi i Kurorës Mohammad bin Salman, nga anëtarët e familjes mbretërore, biznesmenë të nivelit të lartë, studiues dhe aktivistë të të drejtave.

Spastrimi është qortuar në shkallë të gjerë nga grupet e të drejtave të njeriut si një mjet për të fuqizuar kontrollin e Salman-it për pushtet në prag të ngritjes së tij në sundimin e vendit.

Një tjetër llogari në twitter e cila njofton për “të burgosurit e ndërgjegjies” saudite lajmëroi për ndalimin e Dr. Ahmad al-Amari, ish-kreun e Akademisë së Kur’anit të Medinës. Aktivistët thanë se Amari ishte kapur për lidhjet e tij të ngushta me Shejh Safar al-Hawali, një tjetër dijetar i shquar saudit, i cili gjithashtu ka qenë i burgosur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne