Kryqi i Kuq Ndërkombëtar kritikon heshtjen dhe neglizhencën ndërkombëtare kundrejt Jemenit

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka dënuar heshtjen dhe neglizhencën ndërkombëtare kundrejt Jemenit dhe kundrejt krimeve të Arabisë Saudite në këtë vend.

Dhjetëra civilë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur rëndë, pasi avionët e Arabisë Saudite sulmuan një autobus që transportonte fëmijë në provincën veriperëndimore të Jemenit, Sa’ada. Autobusi u sulmua të enjten në një treg në qytetin Zahin të provincës Sa’ada, njoftoi rrjeti televiziv i Jemenit al-Masirah. Ministria e shëndetësisë e Jemenit tha se 50 civilë, kryesisht fëmijë, u vranë dhe rreth 77 të tjerë u plagosën në sulm. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha në një deklaratë se autobusi transportonte fëmijë. Johannes Bruëer, kreu i delegacionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Jemen, gjithashtu tha se shumica e viktimave ishin nën moshën 10 vjeçare.

Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne