Kurz është shndërruar në simbol të islamofobisë

Ministri për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori i Ankarasë me Brukselin, Omer Çelik bëri të ditur se Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz, i cili mori vendim për të mbyllur 7 xhami në Austri, është shndërruar në simbol të racizmit dhe islamofobisë.

Ministri Çelik gjatë pjesëmarrjes në një kanal televiziv privat bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me rendin e ditës.

Duke vënë në dukje se në Austri, vend në të cilin gjatë Luftës së Dytë Botërore prodhohej antisemitizmi, në mënyrë të ngjashme është duke u prodhuar islamofobia, ministri Çelik tha: “Austria është një bombë e aktivizuar për të ardhmen e Evropës. Personi, i cili ndodhet në postin e kryeministrit, është një aventurist që shprehë qartë pretendimet e së djathtës ekstreme dhe ka atribuuar diskursin racist. Ai e tregon veten si i qendrës së djathtë, por ndjek politika të të djathtës ekstreme. Ai gjithashtu është një politikan, të cilin e marrin shumë seriozisht në Evropë. Qeveria e Austrisë është shndërruar në përfaqësues të islamofobisë”.

Çelik vuri në dukje se marrëdhëniet Turqi-Austri janë një paket, ndërsa shtoi: “Në qoftë se ata përshëndesin ato punë, të cilat janë në interes të tyre dhe kritikojnë ato që nuk janë atëherë këto sjellje do të ndikojnë në të gjithë elementët e paketës. Qeveria e Austrisë është duke e helmuar tërë Evropën. Kemi të bëjmë me një botë perëndimore, ku gjërat nuk janë normale. Ajo çfarë është DAESH-i për Lindjen e Mesme, ashtu është armiqësia kundër islamit për botën perëndimore”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne