Sherry Johnson, një aktiviste 58-vjeçare nga Florida është vënë në krye të një fushate sensibilizuese, që ka për qëllim shfuqizimin e ligjeve lokale që krijojnë mundësinë e martesave në moshë minorene.

Disa shtete federale amerikane i lejojnë vajzat e mitura të martohen që në moshën 13–vjeçare nëse janë shtatzëna.

Por Johnson ka sjellë historinë e saj të trishtë si shembull për të treguar pse këto martesa nuk duhen lejuar, pasi nxisin abuzimet. Ajo abuzohej seksualisht që kur ishte 8 vjeç nga prifti i një kishe në qytezën ku ajo banonte. Në moshën 10-vjeçare, Johnson solli në jetë një fëmijë dhe mamaja e detyroi të martohej me priftin, që në atë kohë ishte 20 vjeç. Thotë se ëma e detyronte që të mohonte që ishte abuzuar seksualisht.

Fenomeni ka përmasa shqetësuese në Shtetet e Bashkuara, pasi anketimet përllogarisin se në vitin 2014, mbi 60 mijë vajza janë martuar në moshat 15 – 17 vjeç. Ndaj dhe disa senatorë të Floridas i janë bashkuar nismës së saj për të ndryshuar ligjislacionin amerikan./Tv Klan

24