Merkel bën thirrje për unitet, ndërkohë gjysma e gjermanëve duan që ajo të largohet

Kancelarja gjermane Angela Merkel u ankua për ndarjet sociale të vendit të saj në fjalimin e Vitit të Ri, por theksoi angazhimin e saj për të formuar një qeveri të unifikuar në 2018.

Komentet e Merkel erdhën tre muaj pasi partia e saj pësoi goditje të mëdha në sondazhe, në të cilën qendra “koalicioni i madh” mes Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) dhe Bashkimit Kristian Social (CSU), i cili ka drejtuar Gjermaninë që nga viti 2013, u shpërbë.

Gjithsesi, Merkel tregoi vullnetin e saj për të përballuar sfidat e së ardhmes duke formuar një qeveri të re, që do të thotë përsëri t’i drejtohej ish-partnerëve të saj politikë, Social Demokratëve të qendrës së majtë (SPD).

Shumë gjermanë kanë shprehur shqetësimin për ndryshimet shoqërore që ndodhin brenda vendit. Çështja më e diskutueshme ka qenë fluksi i azil kërkuesve që ka bërë shumë konservatorë të vënë në dyshim udhëheqjen e saj.

Një sondazh i nxjerrë diten e sotme zbuloi se gati 50 përqind e gjermanëve do të preferonin që Merkel të japë dorëheqjen menjëherë.

Por në fjalimin e sotëm ajo vuri në dukje papunësinë në rënie dhe rritjen e shpejtë ekonomike, si arsye për optimizëm dhe përmendi prioritetet e saj si nevojën për të mbrojtur prosperitetin, për të përmirësuar arsimin dhe përdorimin e teknologjisë digjitale, për të forcuar familjet dhe kujdesin e moshuar.

Merkel përsëriti nevojën që Evropa të punojë së bashku dhe të mbrojë kufijtë e saj të jashtëm.

Bisedimet për të formuar një qeveri të re koalicioni midis CDU / CSU dhe SPD janë planifikuar të fillojnë më 7 janar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne