Në Vjen mbahet takimi i Komisionit të përbashkët Iran-G 5+1

Takimi i shtatë i Komisionit të Përbashkët Iran-G 5+1, i cili monitoron zbatimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe grupit G 5+1, është mbajtur në kryeqytetin austriak Vjenë.

Zëvendësministrat e jashtëm të RII Abas Erakçi dhe Maxhid Takht Ravanchi, së bashku me zv/shefen e politikës së jashtme të BE znj. Helga Schmid, si dhe diplomatë të lartë të grupit G 5+1 morën pjesë në takimin e këtij komisioni i ngarkuar me monitorimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, i njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA). Një nga çështjet kyçe që pjesëmarrësit kishin planifikuar për të diskutuar ishte kërkesa e Iranit për të blerë 950 tonë uranium të koncentruar, i njohur gjithashtu si i verdhë nga Kazakistani në një periudhë trevjeçare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne