omesariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) u bëri thirrje autoriteteve angleze për gjykim të drejtë të Xhulian Asanzhit (Julian Assange), themeluesit të webfaqes WikiLeaks.

Zëdhënësja e Komesariatit, Ravina Shamdasani në një konferencë për shtyp të organizuar në zyrën e OKB-së në Gjenevë iu përgjigj pyetjeve në lidhje me arrestimin e Asanzhit.

“Nga autoritetet zyrtare angleze presim që të garantojnë të drejtën për një gjykim të drejtë, përfshirë edhe ndonjë proces të mundshëm të ekstradimit”, deklaroi zëdhënësja Shamdasani.

Ajo bëri të ditur që raportuesi special i OKB-së për të drejtat personale, Xhozef Kanataki (Joseph Cannataci) po vazhdon me përpjekjet për të vizituar Asanzhin, ndërsa rikujtoi se disa raportues të të drejtave të njeriut janë duke ndjekur në mënyrë aktive procesin e tij.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes për heshtjen e Komesares së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Mishell Bashlet (Michelle Bachelet) ndaj arrestimit të Asanzhit, zëdhënësja Shamdasani tha se “Nuk bëhet fjalë për një heshtje të qëllimshme. Kjo nuk do të thotë që është marrë ndonjë vendim nëse ajo (Bashlet) hesht”.

Shamdasani gjithashtu bëri të ditur se Komesariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) bën vlerësime në bazë të kritereve të shumta para se të deklarohet për ndonjë çështje apo për ndonjë shtet, ndërsa shtoi se edhe procesi i Asanzhit po zhvillohet në këtë mënyrë.

Themeluesi i webfaqes WikiLeaks, Xhulian Asanzh të enjten u arrestua nga një gjykatë në kryeqytetin Londër të Anglisë./ trt

7