Për Serbinë politika ‘Edhe BE-ja, edhe Kosova’ ka dështuar që më 2011

Serbia pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk mund të ecë në drejtim të Bashkimit Europian, por kjo zgjidhje nuk do të thotë njohje. Kështu, sipas B92, u tha gjatë një debati që u zhvillua me organizim të Institutit serb për Çështje Europiane.

Gjatë debatit “A mundet Serbia në BE pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës” doli se ndarja është një nga zgjidhjet legjitime, por edhe se në Serbi dalëngadalë po legjitimohet qëndrimi se pavarësia e Kosovës është një nga opsionet reale dhe se ndoshta është çmimi që duhet paguar që të mund të merret diçka si kundërshpërblim.

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Europiane në Serbi, Suzana Grubjeshiq, thotë se Kosova që nga nisja në rrugën evropiane paraqet kusht që Serbia duhet ta përmbushë.

“Askush nuk po kërkon njohjen. Për njohje është i domosdoshëm kompromisi, ndërsa çdo kompromis është akt trimërie. Këtë ende po e presim”, është shprehur Grubjeshiq.

Tha edhe se ndarja është një zgjidhje legjitime dhe rikujton se politika “Edhe BE-ja, edhe Kosova” ka dështuar që më 2011.

Ajo konsideron edhe se në atmosferën çfarë është tash vështirë se do të ndodhë më shpejt vazhdimi i dialogut në Bruksel, që nuk do të thotë se nuk ka në vende të tjera.

Drejtori i Programit të Fondit të Beogradit për Ekselencë Politike, Marko Savkoviq, konsideron se derisa dukej se do të shfrytëzohet modeli i dy Gjermanive, ka ekzistuar mundësia që Serbia të vazhdojë drejt BE-së pa zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, porse kjo mundësi ka përfunduar që nga ai moment kur në skenë hyri nocioni i ridefinimit të kufirit.

Tha se shumica në Serbi dhe në Kosovë janë kundër ndarjes, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të krijohet një realitet i ri, ndër të tjera i tillë çfarë ka mesazhe se ajo është zgjidhja më e mirë.

Duke folur për ndarjen eventuale, Savkoviq tha se ajo do të duhej të ishte pjesë e pakos së gjerë, se me atë rast do të duhej të zgjidhej edhe situata në BeH, si dhe që Beogradi, Prishtina dhe Tirana do të duhej të jepnin garanci të qarta sigurie se ku përfundojnë kufijtë.

Redaktori ekzekutiv i portalit Europian Western Balkans, Nikolla Burazer konsideron se që nga fillimi ishte e qartë se Serbia duhe t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, po deshi të anëtarësohet në BE.

“Thelbi qëndron në faktin se pa një zgjidhje që do t’ia mundësonte Kosovës udhëtimin drejt anëtarësimit në BE, anëtarësimi i Serbisë nuk është i mundur”, ka thënë Burazeri.

Ai konsideron se që kur ndodhet në tryezë tregimi për ridefinim të kufijve, nuk ka dialog, ndërsa vetëm mund të spekulohet se deri ku ka arritur kjo marrëveshje., transmeton koha.net.Drejtori i Institutit për Çështje Europiane i Serbisë, Naim Leo Beshiri thotë se në BE ekziston qëndrimi se duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, marrëveshje juridikisht detyruese që do të zgjidhte dhe deçimentonte disa probleme.

“Zgjidhja është e nevojshme po deshëm të arrijmë në BE”, ka thënë ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne