Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit Edi Ramës, ndërsa u pyet edhe lidhur me qëndrimin që ajo mban ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ajo u shpreh se Veliaj ka punuar për Tiranën, por mund të kishte bërë edhe më shumë, ndërsa shtoi se ai nuk është si Edi Rama, e për këtë Rama sipas saj nuk do e kandidojë, edhe pse më të mirë se ai nuk ka.

Më tej iu përgjigj pyetjes: “A je e bindur tashmë se për të rrëzuar Ramën LSI nuk duhet të bëjë koalicion me Bashën por me Veliajn?”

Ajo tha: “Jo. Mendoj se LSI duhet të jetë në front opozitar për të rrëzuar Edi Ramën”.

22