“Po bëhen përpjekje për të rrethuar Turqinë nga brenda dhe jashtë”

Presidenti i Turqisë, Recep Taiyyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në takimin me prefektët në rezidencën presidenciale në Ankara është shprehur se “Po bëhen përpjekje për të rrethuar Turqinë nga brenda dhe nga jashtë. Kërkohet që vendi ynë të jetë i zbutur si një luan me kthetra të shkulura dhe të jetë i nënshtruar. Ata që janë mësuar me Turqinë e vjetër të mjeruar, nuk u pëlqen një vend ambicioz, vizionar dhe i fortë, nuk u pëlqen një Turqi e fortë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Për faktin që Turqia është shpresë për të shtypurit dhe viktimat, ngre zërin kundër padrejtësive dhe paligjshmërive padyshim që prish komoditetin e qarqeve të caktuara. Një Turqi e fortë do të thotë një Turqi që iu del në mbrojtje të pafuqishmëve. Një Turqi e pavarur do të thotë një vend i cili nuk pranon pa diskutuar rolin që i caktohet.

Më e rëndësishmja nga të gjitha është se një Turqi e tillë do të thotë një vend që është shembull, dhe shpresë për vendet e tjera”, është shprehur presidenti i Turqisë.

Në lidhje me pezullimin e ndërsjellë të vizave mes Turqisë dhe SHBA-ve Erdoğan tha se “Po e shpreh hapur dhe qartë, se ai që ka shkaktuar këtë ngjarje është një ambasador. Është e papranueshme që Amerika të sakrifikojë një partner strategjik si Turqia për hir të një ambasadori që nuk është i vetëdijshëm. Është e pamundur që ne ti themi ‘po’ kësaj. Është turp nëse një ambasador drejton Shtetet e Bashkuara. Sepse në të vërtetë ky është qëndrimi i mbajtur.”

Duke vënë në dukje se po zbatojnë një plan të pisët me shumë aktorë për të ndalur ndërtimin e Turqisë së madhe dhe të fortë, Erdoğan ka theksuar se “Brenda këtij plani përfshihen goditje ekonomike, robërimi i vullnetit të popullit me tanke dhe me topa, nxitje me bazë etnike dhe sektare. Gjithashtu brenda këtij plani përfshihen edhe mbrojtja e organizatave terroriste, lartësimin e terroristëve. Ndërsa si figurantë të kësaj loje të përgjakshme ndodhen çetat me duar të përgjakura si FETÖ, PKK, DEASH, DHKP-C.”

Ndër të tjera pasi ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian nuk ka mbajtur premtimet e dhëna, Erdoğan tha “Japin fjalën dhe më pas nuk e mbajnë. Sepse këto nuk janë të sinqertë.

Sepse jeta e tyre është gënjeshtër. Asnjëherë nuk kemi vërejtur sinqeritet prej tyre. Në këtë mënyrë apo në atë mënyrë ne do të vazhdojmë të vendosur në udhën tonë që besojmë.

Sepse kjo është e pranishme në shpirtin e popullit. Dikush mund të shqetësohet seriozisht nga vendosmëria për të mos njollosur pavarësinë e Turqisë.” “Ne jemi shteti i Republikës së Turqisë, këtë kështu duhet ta pranoni sepse në të kundër ne nuk ua kemi nevojën. Kur ne ju kërkojmë armë për ti blerë me paratë tona ju shpreheni ‘kongresi‘, ndërsa kur bëhet fjalë për organizatën terroriste i jepni armë falas pa marrë asnjë vlerë monetare. Përse? që ‘ta rrethojmë Turqinë nga jugu‘. Ndërkohë nuk po e shpreh edhe planin tjetër nga mbrapa në sfond, sepse kjo ka edhe një plan në sfond, por kjo është çështje tjetër”, është shprehur Erdoğan duke shtuar se “Kush mund ta pretendojë se qëllimi i korridorit terrorist për të cilët po përpiqen të formojnë përgjatë kufirit tonë jugor është qëllimi për të luftuar me DEASH-in? A mund të ketë një gjë të tillë?. Është gënjeshtër. Korridori i terrorizmit është vetëm për të rrethuar Turqinë nga jugu. Askush të mos përpiqet të na gënjejë.”

Presidenti Erdoğan në fjalën e tij ka shtuar ndër të tjera se “Ata që Sirinë e kanë kthyer në tregun më të madh të armëve në botë, ata që kanë pajisur me armët më moderne vrasësit me duar të përgjakura, me siguri këtë nuk e bëjnë për hir të demokracisë. Këto kategorikisht nuk kanë lidhje me demokracinë”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne