Dy persona janë proceduar penalisht për “prerje të paligjshme të pyejeve”, mes tyre edhe specialist i Bashkisë.

Mësohet se është filluar procedimi penal në gjendje të lirë për E.B, pasi është kapur në pyllin e fshatit Zëmçë, duke prerë dru pa lejen përkatëse. Sipas njoftimit, A.M., me detyrë Specialist i mbrojtjes së pyjeve në Bashkinë e Pogradecit, ishte në dijeni për rastin, por nuk mori masat e duhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

6