nga Belen Fernandez.

Në fillim të shtatorit, Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati udhëtoi për në Izrael për të marrë pjesë në një takim kundër terrorizmit dhe për të realizuar disa takime me një kastë personalitetesh izraelite, duke përfshirë kryeministrin Benjamin Netanjahu, me të cilin Bushati bëri pak shaka para se të zbriste në temen mbi luftën e terrorizmit dhe cështjet e tjera.

Sigurisht që tashmë Izraeli e ka reklamuar në një mënyrë të dukshme hipokrizinë e vetë-emërimit të tij si vend pararojë në luftën kundër terrorizmit, ne anë tjetër duke terrorizuar rregullisht palestinezët. Kredencialet e antiterrorizmit të Shqipërisë, ndonëse më pak të njohura, janë gjithashtu mjaft të dyshimta: kombi ballkanik aktualisht mban në territorin e vet selinë e kultit terrorist iranian i njohur si Mojahedin-e Khalq ose MEK, i cili është i dedikuar për një ndryshim të dhunshëm të regjimit në Iran.

E hequr nga lista si organizatë terroriste në vitin 2012 nga Shtetet e Bashkuara, një tjetër entitet i përgatitur mirë në artin e terrorit e maskuar si lufta kunder terrorit, MEK pothuajse i gjithi është i përbuzur brenda Iranit për shkak të historisë së tij të aleancës me Sadam Huseinin në luftën Iran-Irak gjatë viteve 80, si dhe për sulmet e tjera dhe vrasjet e ndryshme në tokën iraniane. Pavarësisht nga margjinalizimi gjithpërfshirës i grupit, mesazhi për ndryshim të regjimit është më i mirëpritur në Uashington. Në të vërtetë kështu ka qenë edhe para largimit nga lista e terrorizmit.

Nderime për Bushin dhe Trumpin

Midis viteve 2013 dhe 2016, me urdhër të SHBA-së, disa mijëra anëtarë të MEK-ut u zhvendosën nga baza e tyre e mëparshme e Irakut për në Shqipëri. Tani MEK është i vendosur në një kamp të fortifikuar jo shumë larg kryeqytetit shqiptar.

Por pse u vendos në Shqipëri? Le ta themi më thjesht, nuk është e vështirë për superfuqinë globale që ta vërtisë një vend të vogël dhe shpesh të neglizhuar, i cili deri në vitet 90 ishte i izoluar nga skena botërore, ndërsa tani është i etur të kompensojë kohën e humbur duke u ngatërruar me perandorinë.

Albanians look at the statue of former US President George W. Bush unveiled in downtown Fushekruje on July 6, 2011. George W. Bush was the first US president to ever visit Albania, a staunch US ally, in June 2007. The statue commemorates his short visit in the town where he was enthusiastically greeted by local residents. AFP PHOTO / GENT SHKULLAKU (Photo by GENT SHKULLAKU / AFP)

Si dëshmi të padurimit, nuk duhet të shikojmë më tej se rruga George W Bush në Tiranë (që unë vetë personalisht kam pasur nderin e dyshimtë për ta vizituar), apo le të shohim edhe statujën e Xhorxh Bushit në qytezën e Fushë-Krujës ose statujën e Hillary Clintonit në Sarandë. Qyteza e Kamzës krenohet me një bulevard të emëruar Donald Trump, i cili aty është gjithashtu qytetar nderi, një lëvizje tërësisht jologjike në një vend me shumicë myslimane përballë një presidenti amerikan që i ka ndaluar myslimanët për të udhëtuar në SHBA. Edhe krimineli izraelit i luftës Shimon Peres, ka arritur këtë vit të zërë një hapësirë publike shqiptare me një memorial të ngritur në Tiranë.

Në të kaluarën Shqipëria ka kontribuar gjithashtu në luftërat në Afganistan dhe Irak si dhe në disa fusha të tjera në përkrahje të Amerikës, e cila e ka përshkruar si një “terren prites” për viktimat e liruara nga kolonia amerikane ofshore në det të hapur e njohur si gjiri i Guantanamos.

Mbështetja SHBA-Izrael-Saudi

Shkurtimisht, nuk është dicka shumë tronditëse që Shqipëria e ka ofruar veten si adresë e përhershme për MEK-un, veçanërisht duke pasur parasysh pozitën e veçantë që MEK ka në boshtin e fuqishëm amerikano-izraelito-saudit, përbërësi i fundit i të cilit thuhet se po i siguron grupit fonde të bollshme.

Me ardhjen e administratës Trump, duket se MEK po fiton një jetë të re. Në një raportim të shtatorit për Channel 4 News, redaktorja ndërkombëtare Lindsey Hilsum dhe stafi i saj vizituan kampin e MEK-ut që po zgjerohej shumë shpejt jashtë Tiranës. Ata u kapën dhe u ndalën së filmuari menjëherë nga rojet e sigurisë të cilët i akuzuan si spiunë të Iranit dhe terroristë.

Hilsum vuri në dukje se ndërkohë që shume politikanë te ndryshëm amerikanë kanë kohë që kanë qenë përkrahës të MEK-ut, tani për herë të parë ata kanë edhe një linjë të drejtpërdrejtë telefonike me Zyrën Ovale.

Video raporti tregon pamje të njerezve të Trumpit nëper tubimet e mëparshme të MEK-ut. Mes tyre gjendet John “Bombardo-Iran” Boltoni, i cili para se të merrte postin e këshilltarit të sigurimit kombëtar, u shfaq në një tubim pro-MEK-ut në Shqipëri vitin e kaluar, ku duartrokitej fort për fjalët e tij se “politika e deklaruar e Shteteve të Bashkuara duhet të ishte ndryshimi i regjimit në Iran”.

Avokati i Trumpit, Rudy Giuliani, një tjetër koleksionist i njohur i pagesave të MEK-ut, është i njohur edhe për lavdatat kundrejt MEK-ut të tilla si, “vizioni për të ardhmen e Iranit”, “mullahët duhet të shkojnë”, Ajatollahu duhet të shkojë” dhe “Ata duhet të zëvendësohen nga një qeveri demokratike të cilën ta përfaqësijë udhëheqësja e MEK-ut, Maryam Rajavi”.

Lajmet e fabrikuara në Twitter

Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati speaks during a joint press conference with his Albanian counterpart following bilateral talks on July 30, 2018 in Berlin. (Photo by Gregor Fischer / dpa / AFP) / Germany OUT

Duke lënë mënjanë çështjen e vogël se asnjë qeveri nuk mund të jetë demokratike në Iran, nëse populli iranian nuk e mbështet atë, traditat e dokumentuara të grupit me burgime, torturime dhe keqtrajtime të anëtarëve të cilët dalin prej rrugës së diktuar nga MEK, duket se tregojnë se demokracia nuk është saktësisht emri i lojës.

Politika e MEK-ut për beqarinë e detyrueshme po ashtu ngre pyetjen se çfarë lloj “vizioni për të ardhmen” është logjikisht i mundur kur njerëzit nuk munden që të riprodhohen. Një dezertor i MEK-ut i intervistuar nga Hilsum në Shqipëri i tregoi asaj për një rutinë të caktuar, sipas të cilës anëtarët e organizatës ishin të detyruar të shkruanin çdo meditim seksual që futej papritur në mendjet e tyre gjatë ditës dhe pastaj ato mendime duhej që t’i rrëfenin publikisht para kolegëve dhe komandantëve.

I njëjti person konfirmoi shërbimin e tij në kamp si “luftëtar tastiere”, që postonte lajme me përmbajtje të rreme në Twitter për të ekzagjeruar popullaritetin dhe fuqinë e Rajavit dhe MEK-ut.

Më vonë në shtator, media britanike Independent publikoi investigimet e veta për MEK-un, “të shtrenjtin e Uashingtonit”, që ka krijuar një shtet brenda një shteti në Shqipëri. Investigimi trajtoi gjithashtu natyrën shtypëse të grupit dhe ekzistencën në kamp të një ushtrie fabrikuesish “robotikë” të lajmeve në Twitter.

Ndërkohë, Al Jazeera hodhi një vështrim të thellë në strukturën e madhe të fabrikuesve të lajmeve, e cila i ka mundësuar MEK-ut që të angazhohet në “manipulimin e mediave sociale në një shkallë industriale”. Nuk ka dyshim qse llogaritë e rreme që përhapin lajme të rreme dhe demonizue kundër qeverisë iraniane shërbejnë jo vetëm për të shtrembëruar njohjen e realitetit në terren në Iran, por gjithashtu edhe për të justifikuar përfundimisht çfarëdo lloj “demokracie” që Shtetet e Bashkuara mendojnë se duhet instaluar në mënyrë të dhunshme.

‘Gazetarët e lidhur me mullatë’

Në një mënyrë tipike profesionale, MEK akuzoi Channel 4 dhe Al Jazeeran për lidhje me mullatë, që vepronin fshehtazi dhe komplotonin me regjimin iranian për të sulmuar “grupin e rezistencës iraniane”.

Megjithatë, jo të gjithë kanë qenë persona non grata në selinë e MEK-ut; për shembull, një artikull i shtatorit në Washington Times tregonte për vizitën e një farë L Todd Woodi, ish-pilot ushtarak amerikan, i cili takoi “luftëtarët iranianë të lirisë” në rezidencën e tyre aktuale në Shqiperi. Sipas tij,” anëtarët e MEK-ut kishin dhënë jetën e tyre për një ide: një Iran të lirë. Ai tha se anëtarët e grupit që takoi në selinë e MEK në Shqipëri flisnin shumë për popullin e tyre dhe se ata donin një jetë më të mirë për popullin iranian”. Kjo është qesharake pasi të gjithë iranianët me të cilët unë kam folur personalisht mbi Iranin, madje edhe ata që e dënojnë me forcë qeverinë e tanishme, asnjëherë nuk më kanë thënë apo të më japin sugjerime se jeta mund të jetë disi më e mirë nën drejtimin e një kulti terrorist.

Ndërsa retorika shkatërruese e MEK-ut miratohet dhe përforcohet nga mijëra llogari të rreme në Twitter, përkundër edhe mbrojtjes që i bëjnë zyrtarët amerikanë, propagandimi i së vërtetës duket se është bërë juridiksioni i “agjentëve iranianë” dhe “gazetarëve të lidhura me mullatë”.

Në këtë rast, ne do të na nevojiten të gjithë agjentët iranianë që mund ti arrijmë.

– Belen Fernandez është autore e “Lajmëtari Imperial: Thomas Friedman në punë”, publikuar nga Verso. Ajo është një redaktore që kontribuon në revistën Jacobin.

burimi: middleeasteye/Gazeta Impakt

44