Dy persona janë qëlluar për vdekje me thikë në qytetin amerikan të Portlandit, kur ata u përpoqën të ndalonin një burrë që po sulmonte dy gra për shkak se ato ishin myslimane.

Agresori kishte filluar të shante dhe kërcënonte dy gratë, në një tren dhe tre persona që ndërhynë për ta ndaluar atë, u therën me thikë, dy prej tyre gjetën vdekjen.

Agresori u arrestua pak pasi ai zbriti nga treni, tha policia, duke shtuar se gratë që ishin objekt fyerjesh e ngacmimi ishin larguar nga vendi i ngjarjes para se policia të mund t’i merrte në pyetje ato.

Këshilli i marrëdhënieve amerikano-islamike, në një deklaratë pas ngjarjes, tha se incidentet anti-myslimane ishin rritur me më shumë se 50 për qind në Shtetet e Bashkuara nga viti 2015 në 2016, kjo edhe për shkak të fokusit të presidentit Donald Trump tek grupet militante islamike dhe retorikat anti-emigracion./ tch

25