Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se do të hetojë mundësinë e vrasjes së Abu Bekr Al-Baghdadi, kreut të grupit terrorist ISIS gjatë bombardimeve të avionëve rus.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë të premten me anë të një deklarate, ka theksuar se sipas të dhënave të saj, avionët luftarakë të Rusisë kanë bombarduar një zonë në afërsi të qytetit Raka në veri të Sirisë në të cilën ishin mbledhur krerët e lartë e grupit terrorist ISIS. Si pasojë e këtij bombardimi që është kryer më 28 maj në jug të Rakas, janë vrarë disa krerë të lartë të ISIS së bashku me 300 terroristë të tjerë të ISIS. Sipas raporteve të publikuar, mësohet se Abul-Haxhi Misri, komandanti i rajonit të Rakas, Ibrahim Al-Najef, komandanti i rajonit Al-Sahne dhe Sulejman Al-Shejkh, shefi i sigurisë së ISIS, janë në mesin e të vrarëve gjatë këtyre bombardimeve. Ndërkohë koalicioni amerikan i ashtuquajtur për luftë kundër ISIS ka deklaruar se nuk konfirmon raportet e Rusisë për vrasjen e Abu Bekr Al-Bagdadit, kreut të grupit terrorist ISIS në Raka të Sirisë./ PT

14